Mësohet se Arnold “The Cobra” Gjergjaj më 25 mars 2023, në “Grand Casino Basel” do të zhvillojë luftën për titull WBF Intercontinental Heavy.
Përball kundërshtar i tij do jetë gjermani Dominik Vial, një boksier me përvojë, i cili posedon titujt – kampion evropian UBF dhe fitues i titullit GBA, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ndërmjetësues i Federatës WBF është menaxheri shqiptar, Avdyl Salihu.
Ky event do të zhvillohet në Metro Club të Grand Casino Basel, ku posedon një palestër, e cila mund të pranojë rreth 800 adhurues të boksit, kështu që do jetë një ambient i shkëlqyer për luftën e radhës të Arnold “The Cobra” Gjergjajt.
Pas një rikthimi të suksesshëm ndaj kroatit Tomislav Sentic), Arnold “The Cobra” Gjergjaj tani ka mundësinë e radhës për të fituar një titull më të madh.
Kujtojmë se kundërshtari 30-vjeçar është një boksier serioz, i cili ka mundur të formësojë me sukses ndeshjet e tij të mëparshme për titull./Katror.info