Futbollisti shqiptar, Xhuliano Skuka është zyrtarisht pjesë e ekipit të Metz-it, i cili mban vendin e tretë në Ligue 2 franceze. Ai ka firmosur deri në qershorin e vitit 2026.
Nevoja e ngutshme e skuadrës franceze për një sulmues që shënon, bëri që ata t’i hidhnin sytë nga Abissnet Superiore. 1.4 milionë euro u ofruan për të bindur klubin e Partizanit për të lënë të lirë sulmuesin 24-vjeçar.
Teksa, Skuka u prezantuar te Metz të hënën në mbrëmje, ai tashmë ka vendosur rekord për kampionatin shqiptar të futbollit. Dibrani është lojtari me vlerën më të lartë i shitur ndonjëherë nga një klub shqiptar.
Skuka la pas dy shitjet e Skënderbeut, përkatësisht Peter Olayinka-n në drejtim të Gent-it dhe Liridon Latifin te Puskas. I pari kushtoi 1.1 milionë euro, ndërsa i dyti 1 milion euro. Që gjithashtu janë të vetmit lojtarë që Superiorja i ka shitur për një shifër të barabartë ose më të lartë se 1 milion euro.
24-vjeçari e nisi karrierën në vendlindje me skuadrën e Korabit, me të cilët u aktivizua për katër sezone. Me fanellën e ekipit nga Kategoria e Parë, Skuka u aktivizua në 79 ndeshje, duke arritur të shënojë 29 gola./Katror.info