Kozeta Miliku është shqiptarja që është vlerësuar nga prestigjiozja The Globe and Mail si një nga 5 shkencëtaret më premtuese në Kanada.
Në intervistën ekskluzive të dhënë për për gazetarin Xhensil Shkëmbi, korçarja tregon vlerësimin e marrë në Kanada ndërsa shton se gjetjet e saj lidhur me ushqimet që priren të sjellin obezitet në fëmijët deri në 3 vjeç janë kthyer në temë diskutimi në gjithë vendin, shkruan Euronews.al.
“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare. Fusha që unë studioj është origjina e sëmundjeve, kryesisht obeziteti dhe astma. Në këtë artikull janë cituar dy prej publikimeve të mia, një prej tyre ushqimet ultraprocesuara, që i gjen lehtë në supermarkete, ato kanë efekte negative në shëndet”, thotë ajo.
Jeta e Milikut ka qenë midis Korçës dhe Tiranës, ku kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Rezultatet e larta i siguruan asaj një bursë nga Komiteti Europian në Holandë. Suksesi do të vijonte, pasi në vitin e fundit do t’i ofrohej një vend pune në Kanada, pjesë e zyrave qendrore.
“E kam menduar rikthimin, me ka shkuar në mendje, jo për aspektin e vlerësimit por në Shqipëri i kemi të gjithë”, thotë Kozeta.
Kozata është nënë e një vajze tre vjeçe. Ky status në jetën e saj mund të jetë një arsye më shumë që vajza e saj të rritet pranë familjarëve. Megjithatë, Kanadaja ka arritur ta plotësojë atë, në çdo sektor./Euronews.al/Katror.info
Përgatiti:
