Nga fortesat dhe banjat e perandorisë te fshatrat e thjeshtë, këto rrënoja ruajnë historinë e lashtë të Britanisë.
Britania e lashtë është ende e gjallë nëpër gurët, muret e rrënuara dhe mozaikët e ruajtur me kujdes që i rezistuan kohës. Në vitin 2023 mbi një milion vizitorë udhëtuan drejt Bath-it për të parë banjat romake, ndërsa më shumë se 750 mijë vizituan vendet përgjatë Murit të Hadrianit, shkruan Times.
Richborough, Sandwich, Kent
Këtu besohet se romakët zbarkuan në vitin 43 pas Krishtit, duke ngritur një fortesë të hershme dhe një qytet-port që u bë hyrja e provincës së re.
Kishte port të gjallë, një amfiteatër për 5,000 spektatorë dhe një hark gjigant të veshur me mermer. Sot, vendi ka prezantim të përmirësuar nga English Heritage , ku vizitorët mund ta shohin më qartë madhështinë e tij. Afër tij gjithashtu ndodhet Goss Hall, një strehë e ngrohtë moderne.
Pallati Fishbourne, Chichester, West Sussex
Fishbourne është ndërtesa private romake më e madhe e zbuluar ndonjëherë në veri të Alpeve. A ishte klient-mbreti Cogidubnus apo guvernatori Sallustius Lucullus që e ndërtoi? Misteri mbetet.
Mozaikët e ruajtur, të vendosur dikur në mbi 50 dhoma, flasin për jetën e elitës vendase që u afrua me Romën.
Caerleon, Newport, Monmouthshire
Një nga tre bazat legjionare të përhershme në Britani, Caerleon u ndërtua për të nënshtruar fisin e ashpër të Silurëve. Sot vizitorët mund të shohin banjat, kazerma dhe amfiteatrin që dikur mbante mijëra shikues.
Dhjetë milje më tej, muret e Caerwent-it ngrihen ende deri në 4.5 metra, duke sfiduar kohën.
Great Bath, Bath, Somerset

Historiani romak Tacit përqeshte elitën britanike të pushtuar duke thënë se ata u magjepsën nga “civilizimi” romak. Por vizita në banjat romake e bën të qartë pse.
Rreth Great Bath, gjithçka nën nivelin e gjurit është origjinale, përfshirë 45 fletët e plumbit që e veshin ende pishinën. Gati dy mijë vjet më pas, vendi mbetet një nga qendrat më të vizituara turistike, ku historia dhe joshja e qytetit ndërthuren.
Fshati i Lashtë Chysauster, afër Penzance, Cornwall
Jo të gjithë britanikët e lashtë jetonin mes banjove dhe mozaikëve.
Në Chysauster, vizitorët gjejnë gjurmët e një fshati të vogël me nëntë shtëpi oborri. Ky fshat i vogël me nëntë shtëpi oborri strehoi 50–70 banorë që mbillnin drithëra dhe ruanin dele.
Një dritare e rrallë në jetën e njerëzve të thjeshtë nën sundimin romak.
Vindolanda, Hexham, Northumberland
Një fortesë ndihmëse e zakonshme u shndërrua në një nga vendet më të pasura arkeologjike falë tokës së lagësht që ruajti sende të jashtëzakonshme: sandale, çorape leshi, madje edhe sedilje druri tualeti.
Zbulimi më i çmuar mbeten tabelat e shkruara, të cilat përbëjnë një “arkiv” unik të jetës së përditshme ushtarake.
Muri i Hadrianit, Cumbria dhe Northumberland
Pak kilometra në veri të Vindolanda-s ngrihet Muri i Hadrianit, simbol i mendësisë inxhinierike romake.
Dy fortesat më të rëndësishme janë Housesteads dhe Birdoswald rrëfejnë histori të ndryshme: e para për punën e vështirë të ushtarëve në kufi, e dyta për jetën e elitës vendase pas rënies së Romës. Të ecësh përgjatë këtij muri është të prekësh vetë kufirin e botës së atëhershme. /AP/Katror.info