Një kompani franceze ka nisur një sistem ndërtimi shtëpie prej “tullash” të përpunuara të drurit, të cilat i palos me një çekiç druri.
Harroni blloqet e betonit, e ardhmja e ndërtimit janë tullat praktike të drunjta!
Mënyrat bashkëkohore të ndërtimit të shtëpive të montazhit shpesh na befasojnë, mirëpo tullat e drunjta janë magji e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Pos që janë ekonomike dhe ekologjike, për ndërtimin e murit me to nuk ju nevojiten as gozhdët, as ngjitësi, por vetëm çekiçi.
Këto tulla palosen sikur katrorët e lodrave të fëmijëve, ndërkaq rezultati i fundit do t’ju ngazëllejë tërësisht! /Katror.info