Është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të gjithë prindërit përfitues kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht.
“Sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin,” tha Murati, duke shtuar se gjithashtu është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese./Katror.info