Bazuar në një ligj të miratuar në Portugali, ju më nuk do të merrni asnjë telefonatë pas orarit. Përveç të tjerash aty janë të përfshirë dhe të drejtat e punës në distancë dhe benefite për prindërit.
Punëtorët në distancë në Portugali mund të përjetojnë një ekuilibër më të shëndetshëm punë-jetë sipas ligjeve të reja të punës të miratuara nga parlamenti i vendit. Rregullat u miratuan në vitin 2021 dhe ishin një reagim ndaj situatës që u krijua nga pandemia COVID-19. Kështu ishte shprehur Partia Socialiste në pushtet e Portugalisë.
Sipas rregullave të miratuara, punëdhënësit mund të përballen me ndëshkime për kontaktimin e punëtorëve jashtë orarit të punës. Kompanitë gjithashtu do të duhet të ndihmojnë në pagimin e shpenzimeve të shkaktuara nga puna në distancë, siç janë faturat më të larta të energjisë elektrike dhe internetit.
Por ndryshimet në ligjet e punës të Portugalisë kanë kufizime: ato nuk do të zbatohen për kompanitë me më pak se dhjetë punonjës.
Kompanitë atje mund të përballen me gjoba për kontaktimin e punëtorëve jashtë orarit të tyre normal të punës. Punëdhënësve u ndalohet gjithashtu të monitorojnë punonjësit e tyre gjatë kohës që ata punojnë në shtëpi.
Megjithatë, një propozim për të përfshirë të ashtuquajturën “e drejta për t’u shkëputur” – e drejta ligjore për të fikur mesazhet dhe pajisjet e lidhura me punën jashtë orarit të punës – u refuzua nga deputetët portugez.
Kompanitë duhet gjithashtu tani të kontribuojnë në shpenzimet që punëtorët kanë bërë si rezultat i kalimit në punë nga shtëpia. Këtu mund të përfshihen faturat për energjinë elektrike ose internetin, por jo ujin. Punëdhënësit mund t’i shlyejnë këto kosto si shpenzim biznesi.
Rregullat përfshinin gjithashtu një lajm i mirë për prindërit e fëmijëve të vegjël. Ata tani kanë të drejtë të punojnë nga shtëpia pa pasur nevojë ta rregullojnë atë paraprakisht me punëdhënësit e tyre, derisa fëmija i tyre të mbushë tetë vjeç.
Portugalia ishte vendi i parë evropian që ndryshoi rregullat e punës në distancë si rezultat i drejtpërdrejtë i pandemisë COVID-19. Rregullat e përkohshme e bënë punën në distancë një opsion të detyrueshëm – me disa përjashtime – dhe i detyronin punëdhënësit të siguronin mjetet e nevojshme për kryerjen e punës në shtëpi.