Një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë 37-katëshe në Manhattan.
Zjarri la 38 persona të lënduar, por nëse zjarrfikësit nuk do të kishin ndërhyrë në kohë, situata do të kishte qenë shumë herë më e rëndë.
Në rrjetet sociale është bërë virale një video e zjarrfikësve, të cilët në kushte ekstreme, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, iu vijnë në ndihmë banorëve të bllokuar mes tymit dhe flakëve në ndërtesë. Në video shihen zjarrfikësit teksa shpëtojnë me litarë banorët duke i nxjerrë ata nga dritaret.
Edhe pse për rastin ka nisur një hetim, nga t dhënat e para, dyshohet se zjarri ka nisur pas shpërthimit të baterisë së një skuteri elektrik.