Regjistrimi për diasporën është shtyrë deri më 31 dhjetor të këtij viti, pas përfundimit të afatit të mëparshëm në fund të këtij muaji. Kjo është bërë e domosdoshme për të përballuar numrin e lartë të regjistrimeve, që aktualisht arrin mbi tre mijë në ditë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Scharz, e ka theksuar rëndësinë e këtij regjistrimi si një nga ndërmarrjet më të rëndësishme për mërgatën në dekadën e fundit. Shtyrja e afatit do të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave të sakta që janë të rëndësishme për përmbushjen e nevojave të mërgatës dhe institucioneve të vendit.
Të gjithë mërgimtarët mund të regjistrohen online në platformën eDiaspora. /Katror.info