katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi
    9 minutes ago
    Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: S’ka mjaft vullnet politik
    21 minutes ago
    Sërish nuk konstituohet Kuvendi
    1 hour ago
    Kosova me kryetar të ri Kuvendi: Kush është Dimal Basha?
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzeu “Çast”: Një hap më shumë drejt luftimit të stigmës dhe luftës për drejtësi
    2 hours ago
    Vijnë urimet e para për Bashën kryeparlamentar
    5 hours ago
    Si e nisi legjenda Ferit Zekolli karrierën në basketboll?
    10 hours ago
    BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    9 hours ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    9 hours ago
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    5 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    6 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    4 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    6 hours ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    9 hours ago
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si e shndërroi Arjeta Gashi përvojën jetësore në zgjidhje për prindërit vetushqyes?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Si e shndërroi Arjeta Gashi përvojën jetësore në zgjidhje për prindërit vetushqyes?

Last updated: 30/06/2024 6:21 AM
1.7k Shikime
Shpërndaje
Arjeta Gashi - Single Parent Association/Katror Media

Arjeta, një nënë vetushqyese, e ktheu vuajtjen e saj në një forcë jo vetëm për veten por edhe për nënat e tjera si ajo. Qëndrueshmëria e saj shpirtërore, e lindur nga kapërcimi i sfidave është e pathyeshme, por ndarja e kësaj fuqie me të tjerët duke u bërë dera e shpresës për dikë tjetër, është e rrallë dhe frymëzuese.

Këtë edicion të aktivizmit qytetar kemi vendosur t’ia kushtojmë, historisë së Arjeta Gashit, e cila kaloi nëpër sfidën e divorcit dhe shtatë vite në procesin e ndarjes së pasurisë. Kjo kohë e vështirë, e karakterizuar nga mungesa e informacionit për të drejtat dhe procedurat e saj, e bëri atë të kuptojë nevojën për një qendër mbështetëse për të adresuar çështjet ligjore të prindërve të vetëm, veçanërisht nënave. Kështu lindi Shoqata e Prindërve të Ndarë apo Single Parent Associacion.

‘’Të them të drejtën sfida më e madhe në kohën kur unë jam divorcuar, ka qenë mungesa e informacineve të drejta. Edhe procesi i divorcit, edhe procesi i ndarjes së pasurisë më ka devijuar për shkak të mungesës së informacioneve, edhe këtu e kam menduar se është shumë e rëndësishme të jetë një derë e hapur, thjeshtë për të dhënë informacionet e sakta se si duhet të ndjeket ky proces. Për mua sikur të kisha një derë të tillë edhe në aspektin emocional edhe në aspektin financiar edhe në aspektin e drejtësisë, edhe në aspektin e informacioneve për të drejtat e mia, për të drejtat e gruas, për të drejtat e një nëne vetushqyese, për të drejtat e fëmijut tim e kisha kaluar shumë më lehtë.”

Mundesh me e lexu edhe…

“Idea e themelimit të organizatës, ka qenë thjesht vetëm të jap informacione të sakta, t’ua tregoj nënave rrugën e drejtë se kah ato duhet të shkojnë, ku duhet të drejtohen, cilat janë ligjet, cilat janë të drejtat e tyre, d.m.th, kjo ka qenë edhe fillimi i punës sime, përgatitja e një broshure, në të cilën i kam vendosur së paku informacionet themelore, bazë. Unë për veten time nuk e kam ditur as ku është objekti i Gjykatës Themelore në atë kohë, tani nënave nuk u duhet më shumë se 5 minuta t’i marrin informacionet e drejta ose të sakta për fillimet e procesit të divorcit, mua më është dashur ndoshta të kaloj dy – tre muaj, thjesht të mësoj se ku është objekti, çka duhet, cilat janë procedurat cilat janë hapat, më kë duhet të flas, më kë duhet të këshillohem, e shumë të tjera”, shprehet Arjeta për Katror Media.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Arjeta Gashi – single parent association /katror media

Gjatë gjashtë viteve të fundit, puna vullnetare e Arjetës ka përmbushur shumë nevoja të prindërve të vetëm, të nxitura nga ndjeshmëria dhe përvoja e saj e drejtpërdrejtë.

‘’Në aspektin vullnetar natyrisht, unë deri në orën një e dy të natës asnjëherë nuk e ndërprej biseden apo mundësinë për ato nëna. Nuk di një rast që ato kanë kërkuar dhe unë nuk iu kam ofruar, mandej ka mbetur zgjedhja e tyre nëse ato janë të pajtimit me i pranu ato kushte që ne i kemi ofruar, që gjithsesi kanë qenë më të mira sesa ato që kanë kërkuar. Në grupet punuese ku kemi qenë kemi kërkuar që mos tu ndërprehet kjo ndihma sociale për tre muaj derisa në momentin që ajo ta sheh se me të vërtetë punën ku është punësuar ta konsideroj si siguri’’, shtoi ajo.

Duke i parë këto sfida, Arjeta vendosi që të paktën gratë të tjera të mos ballafaqohen me probleme të njëjta.

Arjeta Gashi – single parent association /Katror media

”U bëj thirrje për të gjitha gratë që të lajmërohen në organizatën tonë, nuk jam vetëm unë që jam pjesë e organizatës, kemi një rrjet prej 360 personave, nga secila mund të mësoni, nga secila mund të edukoheni, nga secila mund të merrni fuqi e kurajo. Unë mendoj se nënat vetushqyese trani më janë ato të cilat e bëjnë të pamundurën, për fëmijët e vetë dhe deri më tani, nuk di nënë që ka hequr dorë nga fëmija i saj dhe ia ka dalur, thjesht guximi, kurajo dhe mbështetja e familjes është shumë e rendësishme’’, thekson Arjeta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo punë vullnetare përmes së cilës tash e gjashtë vjet Arjeta po plotëson shumë nevoja të prindërve vetushqyes, është burim i empatisë, pasi kush më mirë mund t’i kuptoj dhe adresojë nevojat e tyre, sesa ajo që vetë kaloi shumë vite nëpër proces të tillë. Ndërsa krejt kjo ka krijuar edhe një rrjetizim të grave me një lidhje të fortë solidarizuese, ku secila po e ndihmojnë njëra tjetrën në mënyra të ndryshme.

single parent association /facebook

“Çka është më e mira që ka ndikuar si Departament i Mirëqenies, është që ka krijuar të bëjmë rrjet mes veti. Ne tani ndihmojmë njëra – tjetrën për çdo gjë. Tani në qoftë se një nënë ka kaluar, nëpër proces dhe nëna tjetër e ka nevoj mbështetjen për atë proces, ajo e kontakton atë person, ose e qesim në kontakt dhe e kemi një grup të nënave në rrjetet tona sociale, apo në platformat e ndryshme, ku jemi shumë të afërta me njëra -tjetrën, dhe në raste të caktuara nëse mua më duhet që dikush të vjen dhe të kujdeset për fëmijun tim, unë jam e gatshme që me ftu një nanë, me ardh ose me ia dërgu fëmijun tim deri në kohën kur i përfundoj ato detyrimet ose obligimet e mia çfardo qofshin ato dhe të kujdeset ajo për fëmijun tim”, potencon ajo.

Organizata është e hapur për të gjithë prindërit vetushqyes, ani pse statistikisht shumica e prindërve vetushqyes janë nëna çka e bënë edhe këtë organizatë të jetë derë e kësaj kategorie. Momentalisht janë pesë baballarë të mbështetur nga kjo shoqatë dhe mbi 360 nëna vetushqyese.

Nisma si kjo natyrisht se kërkojnë sakrificat e tyre, por në thelb, ata që përdorin rrëfimet e tyre për të ndryshuar fatin e dikujt tjetër,  janë shembulli më i mirë se historitë tona nuk janë thjesht anekdota personale, por mjete të fuqishme për transformim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Arjetës, periudhat si ato të prindërve vetushqyes kërkojnë shumë mbështetje familjare.

“Në çdo takim me prindër të nënave vetushqyese kam kërkuar që t’iu ndihmojnë vajzave të tyre deri në një periudhë kur ajo e konsideron vetën, sepse nuk zgjat shumë dhe është shumë e nevojshme që së paku ajo ta ketë sigurinë. Marrë parasysh që në vendin tonë me automatizëm, gruaja del nga shtëpia, ajo d.m.th. mbetet edhe pa kulm (pa shtëpi), dhe kjo siguria që mua më kanë dhënë prindërit e mi, hapjen e derës në shtëpinë time, mua më ka ndihmuar shumë, që të vazhdoj tutje dhe të punoj për fëmijun tim, dhe punën që bëj unë çdo ditë, është sakrificë thjesht për mirëqenien e fëmijut tim… dhe kjo është tepër e nevojshme, mbështetja e familjes’’, thotë ajo.

Arjeta Gashi – single parent association /Katror media

E përkrahje jo më të vogël, sipas saj kërkohet edhe nga ana institucionale.

“Ne në takimet që kemi pasur me Ministren e Drejtësisë, na ka premtuar infrastrukturë ligjore specifike për prindërit vetushqyes. Ligji për familjen është shumë në rregull, nuk është se kemi kërkuar ndryshim të ligjit, por thjesht zbatim të tyre. Në Ministrinë e Arsimit e kemi pasur udhëzimin administrativ për fëmijët e prindërve vetushqyes me automatizëm të pranohen në kopshte, dhe e kanë ndryshuar pa asnjë informacion pa e vendosur në platformë konsultative…”, shprehet ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shembull i mirë thotë se është ai i Komunës së Prishtinës.

“Deri më tani Komuna e Prishtinës, apo Departamenti i Mirëqenies, në çdo rast na ka ofruar mbështetje. Ne tek prindërit vetushqyes jo vetëm unë që po e them, por edhe në studimet që kanë dalë, edhe raportin apo studimet, hulumtmeit që kemi bërë në organizatë, mungesa e vetbesimit tek nënat vetushqyese është diçka që i duhet një investim intensiv, dhe në rastet kur Komuna e Prishtinës, apo Departamenti i Mirëqenies Sociale, më saktë, Adelina, e cila ka bërë një punë të mrekullueshme, na ka ftuar shumë shpesh dhe na ka ndihmuar në forma të ndryshme, me subvencione, grante, takime, me realizime, ndihma dhe shumë e shumë gjëra të tjera, për nënat vetushqyese si kategori e veçantë.

“Na ka ndihmuar në çdo aspekt. Unë mendoj se është një prej komunave më të mira, dhe për këtë kam bërë thirrje që edhe komunat e tjera të marrin shembull Komunën e Prishtinës. Përveç që na ka ndihmuar në subvencione për krijimin e bizneseve start-up, dhe nënat  vetushqyese të jenë pjesë e tregut të punës, të përfshihen jo vetëm në skemën sociale, jo me mburrje e them, por në raste të caktume është e domosdoshme edhe ajo, ata (Komuna e Prishtinës), na ka ndihmuar me biznese nga nënat, na kanë dhënë edhe start-up, për krijimin e bizneseve ku tani kemi në organizatë, rreth 5 nëna të cilat kanë rrjedh si mbështetje, e Komunës së Prishtinës”, thotë Arjeta.

Arjeta Gashi – Single Parent Association /Katror Media

Të dëgjosh e të merresh çdo ditë me raste të ndjeshme të nënave pa mbështetje është e vështirë, por triumfet e tyre mbi sfidat mbajnë të gjallë kurajon dhe motivin për t’u gjendur pranë kategorive në nevojë të shoqërise. Andaj për prindërit vetushqyes që po kalojnë nëpër të tilla periudha ka një motivim shtesë që të mos dorëzohen për të fituar të drejtën e tyre, dhe njëkohësisht t’i lehtësojnë ato duke i adresuar në organizata të tilla, siç është edhe Shoqata e Prindërve të ndarë apo Vetushqyes. /Katror.info

Edicionin #54 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetararjeta gashidivorciLajme te miranenat vetushqyeseorganizata e prinderve vetushqyespeopleprinderitSingle Parent AssociationtopTophomevullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ul siparin Festivali Ndërkombëtar i Kitarës
Artikulli i ardhshëm Sot – faza e 1/8-tës në Euro 2024, Zvicra luan ndaj Italisë Gjermania ndaj Danimarkës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Muzeu “Çast”: Një hap më shumë drejt luftimit të stigmës dhe luftës për drejtësi

4 Shikime
Lajme të mira

Vijnë urimet e para për Bashën kryeparlamentar

11 Shikime
People

Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?