katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    7 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    7 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    7 months ago
    Postimet e fundit
    Përfundon votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
    7 hours ago
    “Kurrë më luftë”, Papa i ri mban fjalimin e tij të parë në Vatikan
    8 hours ago
    Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, seanca e radhës më 13 maj
    16 hours ago
    Kuvendi i Kosovës tenton për herë të 14-të konstituimin e legjislaturës së nëntë
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A po konfirmon Dua Lipa se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025?
    4 hours ago
    Kori “Siparantum” fiton Medaljen e Argjendtë në Festivalin Botëror të Koreve në Selanik
    5 hours ago
    Heronjtë e vegjël: Nxënësit dhe biskotat që shpëtuan një specie të rrezikuar
    14 hours ago
    Motrat bashkohen pas 57 vitesh, falë një testi ADN-je
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A po konfirmon Dua Lipa se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025?
    4 hours ago
    Kate Middleton rikrijon një nga pamjet më ikonike të Princeshës Diana
    14 hours ago
    Brenda parajsës italiane që George Clooney e quan “shtëpi” prej 20 vitesh
    15 hours ago
    “Now You See Me: Now You Don’t” rikthehet me aventura të reja
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Huawei sjell laptopin e parë me sistemin e vet operativ
    15 hours ago
    Ndryshime të mëdha po vijnë n’Netflix
    3 days ago
    WhatsApp tejkalon 3 miliardë përdorues mujor
    1 week ago
    #Viral: Koncerti i nxënësve të Shkollës “Prenk Jakova” në kufirin Kroaci-Serbi
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    11 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë ujë pak kalori- 9 ushqimet më të mira të verës
    18 hours ago
    Italianët porosisin 14 mijë kilogramë pica në ditë
    2 days ago
    Si të bëni cappuccino kremoze me shkumë të pasur pa aparat
    4 days ago
    Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar!
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    7 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës” -Muzeu Kombëtar i Katarit mahnit me dizajnin e tij!
    16 hours ago
    Çelja e tulipanëve në Kanada, mblidhen mijëra vizitorë!
    18 hours ago
    Pasaportat më të paprekshme, ja 5 vendet me privilegjet më të mëdha!
    2 days ago
    BBC rendit 9 vende për t’u vizituar në 2025, në listë edhe Shqipëria
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si e shpëtoi kënga “Radio Evropa e Lirë’ grupin R.E.M. në fillimet e tij, dhe si R.E.M. po e shpëton REL 45 vite më vonë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Si e shpëtoi kënga “Radio Evropa e Lirë’ grupin R.E.M. në fillimet e tij, dhe si R.E.M. po e shpëton REL 45 vite më vonë

Last updated: 11/05/2025 9:54 AM
100 Shikime
Shpërndaje
Anëtarët e bendit R.E.M., Peter Buck (majtas), Mike Mills (i dyti nga e majta), Michael Stipe (i dyti nga e djathta) dhe Bill Berry marrin pjesë në ceremoninë e Induktimit dhe Çmimeve të Hall of Fame për Autorët e Këngëve në New York vitin e kaluar.

Kur ngjarjet ndodhin natyrshëm, pa ndonjë plan të madh, ato zakonisht krijojnë histori. Kështu ka ndodhur edhe me themelimin e grupit REM dhe këngën “Radio Free Europe.” Grupi u formua pothuajse si diçka që ndodhi organikisht. Megjithatë, asgjë në lidhje me fokusin dhe punën e palodhur të tyre nuk ishte rastësi.

Në janar të vitit 1980, në qytetin Athens të shtetit amerikan të Gjeorgjisë, kitaristi Peter Buck u takua me vokalistin Michael Stipe në një dyqan diskografik ku punonte Buck. Ata zbuluan se kishin shije të ngjashme muzikore, veçanërisht për punk rock-un dhe artistë proto-punk si Patti Smith dhe Velvet Underground. Stipe më vonë kujtonte: “Rezultoi se po blija të gjitha disqet që Buck i kishte ruajtur për vete.”

Nëpërmjet shoqes së tyre të përbashkët, Kathleen O’Brien, Stipe dhe Buck u njohën me dy studentë të tjerë të Universitetit të Xhorxhias: bateristin Bill Berry dhe basistin Mike Mills, të cilët kishin luajtur së bashku që në shkollë të mesme. Ata filluan të bënin prova në kishën episkopale të braktisur të Shën Marisë, pa ndonjë plan të qartë për të ardhmen.

Mundesh me e lexu edhe…

Dy medalje të bronzta për Kosovën në Kampionatin Evropian të Karatesë

Grupi, ende pa emër, performoi për herë të parë më 5 prill 1980, në të njëjtën kishë në festën e ditëlindjes së shoqes së tyre universitare e cila i kishte bërë bashkë, Kathleen O’Brien. Ata interpretuan një përzierje këngësh origjinale dhe hite nga vitet 1960 dhe 1970. Kisha e ndërtuar më 1869, nga e cila sot ka mbetur vetëm kulla dhe këmbana, vazhdon të jetë e njohur për lidhjen e saj me fillimet e grupit.

Pasi shqyrtuan emra të tillë si “Cans of Piss”, “Negro Eyes” dhe “Twisted Kites”, grupi vendosi të quhej “R.E.M.”, një emër që Stipe e zgjodhi rastësisht nga një fjalor. Shkurtesa R.E.M. (Rapid Eye Movement) i referohet fazës së gjumit të karakterizuar nga lëvizja e shpejtë e syve dhe ëndrrat intensive. Megjithatë, studiuesi i gjumit Rafael Pelayo tregon se, sipas kolegut të tij William Dement — shkencëtar i njohur që e shpiku termin REM — kur u lidh me grupin për të pyetur mbi emrin, atij iu tha se emërtimi nuk kishte lidhje me fazën e gjumit.

Ata angazhuan Jefferson Holt, një nëpunës në një dyqan diskesh, si menaxherin e tyre. Holt ishte aq i impresionuar nga një performancë e R.E.M.-it në qytetin e tij të lindjes, Chapel Hill në Karolinën e Veriut, sa vendosi të transferohej në Athens për të punuar me ta. Ai do të mbetej në këtë rol pranë grupit deri në vitin 1996. Suksesi i grupit ishte pothuajse i menjëhershëm në zonat përreth. Grupi tërhoqi turma gjithnjë e më të mëdha për shfaqje dhe për një vit e gjysmë të ardhshëm, bëri turne në të gjithë shtetet jugore në Shtetet e Bashkuara me një furgon të vjetër blu (drejtuar nga menaxheri Holt) ndërsa jetonte me një pagesë ushqimore prej 2 dollarë në ditë.


R.E.M. – Radio Free Europe 2025 (Jacknife Lee Remix) RFE/RL Dispatch

Grupi shpejt krijoi një marrëdhënie pune me producentin Mitch Easter kur vizituan studion e tij modeste “Drive-In” në Winston-Salem, Karolina e Veriut, për të regjistruar disa këngë për një demo. Më 15 prill 1981, Easter dhe grupi regjistruan (të paktën) tri këngë: Radio Free Europe, Sitting Still dhe instrumentalen White Tornado. Kjo kasetë tashmë është raritet dhe shumë e poullarizuar nga fansat e grupit. Ditën tjetër ata miksuan këngët dhe shumëzuan rreth 400 kopje kasetash (sipas Peter Buck). Këto iu shpërndanë radiostacioneve, klubeve, shtëpive diskografike dhe revistave, përpara vizitës së tyre të parë në qytetin e Nju Jorkut.

Një kasetë demo përfundoi në duart e studentit të drejtësisë në Atlanta, Jonny Hibbert. Ai ofroi të publikonte “Radio Free Europe” dhe “Sitting Still” si një disk vinili, me kushtin që ai do të zotëronte të drejtat e botimit për të dyja këngët. Grupi pranoi kushtet e tij. Më 24 maj 1981, grupi u kthye në studion Drive-In për të bërë përmirësime në Radio Free Europe, duke e bërë më energjike dhe duke përmirësuar cilësinë e tingullit përpara publikimit të singëllit.

Masterizimi përfundimtar i këngës ishte një zhgënjim për Easter dhe grupin. Easter ishte aq i pakënaqur, saqë bëri një miksim të tijin të këngës për shqyrtim, të cilin të gjithë – përveç Hibbert – e pëlqyen. Hibbert përdori autoritetin e tij dhe përdori miksimet e tij në debutimin e singellit të grupit nën etiketën Hib-Tone. Për ta përkeqësuar më tej situatën, diçka shkoi keq gjatë procesit. Disku u masterizua tmerrësisht, dhe kitaristi Peter Buck, në mënyrë të famshme, e theu kopjen e tij dhe e gozhdoi në mur.

Miksimi i propozuar nga Easter për singell është i vetmi version që grupi ka rishpërndarë atëherë, dhe më vonë është paraqitur në përmbledhjen “Eponymous” të vitit 1988, dhe më vonë në përmbledhjen e vitit 2006 “And I Feel Fine… The Best of the I.R.S. Years 1982-1987”. Një ribotim në formatin e singëllit origjinal u publikua në vitin 2021 për 40-vjetorin, por përsëri u përdorën miksimet e Easter, edhe pse publikimi quhet “Radio Free Europe (Original Hib-Tone Single)”.

Grupi mund të ketë qenë i pakënaqur me miksimet dhe masterizimin e Hibbert, por fuqia e këngës vazhdoi të shkëlqejë, dhe suksesi i saj ishte shumë i rëndësishëm për ta në atë fazë të karrierës.

“Kjo këngë ishte vendimtare për vazhdimësinë e karrierës sonë,” shpjegoi bateristi Bill Berry në shënimet shoqëruese të përmbledhjes “Part Lies, Part Heart, Part Truth, Part Garbage 1982–2011”. (Pjesërisht Gënjeshtra, Pjesërisht Zemër, Pjesërisht e Vërtetë, Pjesërisht Mbeturina 1982–2011).

“Shumica e fansave ndoshta nuk e kuptojnë që për dy vjet para se të dilte albumi “Murmur,” mezi i mbanim shpenzimet duke luajtur në klube të vegjël në juglindje. Buxheti ynë për benzinë na pengonte të shkonim më larg. Thënë thjesht, ekzistenca jonë ishte e varfër. Radio kolegjesh dhe skenat e klubeve në qytete të mëdha e përqafuan këtë këngë dhe e zgjeruan audiencën tonë deri në atë pikë saqë kaluam nga klube të vogla në ambiente me përmasa të mesme, dhe të ardhurat shtesë e bënë të mundur që ta ndjekim këtë aventurë muzikore të çmendur në logjike. Nuk guxoj të mendoj se çfarë do të kishte ndodhur me ne po të mos ishte publikuar kjo këngë në atë moment.”

Ajo që e bëri R.E.M. unike me ‘Radio Free Europe’ ishte fakti që këngëtari i tyre, Michael Stipe, nuk kishte asnjë tekst stabil për këngën, (Ky version i këngës nuk kishte një tekst të qartë). Stipe këndonte fjalë pa kuptim (gibberish) në përputhje me melodinë derisa ata e regjistruan sërish këngën për versionin e albumit të tyre të parë, ‘Murmur’. Kjo mund të dukej si një veprim i padurueshëm, megjithatë, brenda kontekstit të tingullit të R.E.M., ishte brilante.

‘Radio Free Europe’ ishte një këngë proteste kundër dezinformatave, propagandës dhe thjesht zhurmës së padëshiruar dhe të paedukuar. Stipe nuk ishte thjesht i paaftë për të shkruar tekste, përkundrazi, ai konsiderohej si një nga tekstshkruesit më eminentë të viteve 1990, por kishte zgjedhur të përdorte këtë formë të pazakontë teksti për të transmetuar një mesazh.

Tekstet e Stipe janë të njohura për faktin se janë të paqartë dhe të vështira për t’u kuptuar, dhe kryesisht shërbejnë për t’i dhënë këngëtarit diçka për të kënduar. Kur po zhvillonte këngën origjinale, Stipe qëllimisht nuk donte që fjalët të kuptoheshin, pasi ai “…nuk kishte shkruar ende asnjë fjalë.” Gjithashtu, kur kënga luhej në koncert, Stipe improvizonte një grup të tij fjalësh në mes të këngës.

Në një intervistë me NME në vitin 1988, Stipe e mohoi pretendimin të intervistuesit se fjalët e tij në albumin “Murmur” ishin “të paqartë”, por pranoi se “Radio Free Europe” ishte një nga përjashtimet. Ndërkohë që fjalët e këngës nuk janë publikuar nga grupi, fjalët e “Radio Free Europe” u botuan në revistën Song Hits në vitin 1983 dhe në revistën New Sounds në janar të vitit 1984.

Pavarësisht se kënga mban titullin e transmetuesit të qeverisë amerikane, Radio Free Europe/Radio Liberty – (Radio Evropa e Lirë – Radio Liria), rrjet radiofonik i drejtuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili transmeton në Evropën Lindore, Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Lindjen e Mesme me misionin për të promovuar demokracinë dhe lirinë – grupi R.E.M. ishte i shqetësuar se kjo mund të keqkuptohej dhe të interpretohej si propagandë.

Për këtë arsye, Mike Mills theksoi në shënimet e botimit special me dy CD të albumit “And I Feel Fine… “The Best of the I.R.S. Years 1982–1987”, (Dhe ndihem mirë… “Vitet më të mira të I.R.S. 1982–1987,) se përmbajtja e këngës nuk ka asnjë lidhje me Radion Evropa e Lirë dhe se emri u zgjodh thjesht sepse tingëllonte tërheqës.

Vargjet e para nga perspektiva e vitit 2025 dhe situatës që gjendet Radio Evropa e Lirë tingëllojnë shumë largëpamëse, “Decide yourself if radio’s gonna stay /Reason it could polish up the gray” (Vendosni vetë nëse radioja do të qëndrojë / Aty është arsyeja pse mund të lustrojë grinë) vargjet më vonë vazhdojnë “Keep me out of the country and the word / Wheel of fortune’s leading us absurd” (Më mbaj jashtë vendit dhe fjalës/ Rrota e fatit po na çon në absurde) për të përfunduar, “Calling out in transit / Radio Free Europe” (Thirrja në tranzit / Radio Evropa e Lirë).

Në nivelin më të drejtpërdrejtë, “Radio Free Europe” i shpëtoi R.E.M.-it. ” shpjegoi më tutje, bateristi Bill Berry në kompilacionin “Part Lies, Part Heart, Part Truth, Part Garbage 1982-2011”.

Ky ishte një moment kyç për R.E.M. “Radio Free Europe” do të shpëtonte ose do të konfirmonte grupin në plehrat e historisë.

“Radio Free Europe” i siguroi R.E.M.-it pushimin që u nevojitej. Grupi nënshkroi me I.R.S. Records në vitin 1982 dhe e regjistroi përsëri këngën, tashmë për herë të tretë, duke e bërë atë singlin e parë të albumit të tyre debutues, “Murmur”, i cili doli në vitin 1983.

Kënga është e rëndësishme për faktin se ka lansuar edhe lëvizjen indie (independent) rock, e cila arriti kulmin në fillim të viteve 1980. Fillimisht, ky term përshkruante muzikën rock të nxjerrë përmes label-eve të pavarura, por më vonë ky term u lidh më ngushtë me muzikën të luajtur nga stacionet e radiove të pavarura ose ato të kolegjeve, të cilat shpesh luanin grupe pa label stabil. Ky zhanër u konsolidua më vonë dhe madje arriti të bëhej i njohur dhe në masë, gjë që ishte kundër parimeve origjinale.

Po aq sa muzika vetë, rock alternativ ishte gjithashtu për të mos u kënaqur me atë që shoqëria të thoshte, për një qëndrim “bëje vetë” dhe shpesh edhe për një qëndrim retro. Ky i fundit mori formë në muzikën dhe instrumentet që përdornin R.E.M. Buck dhe Mills, për të krijuar një ton unik, përdornin kitarat Rickenbacker, ashtu si Beatles dhe grupet e tjera të viteve 1960.

Këngët e tyre të shkurtra pop dhe precize, por me një qëndrim agresiv të trashëguar nga punku, ishin arma e tyre kryesore. Kënga është renditur në vendin e 174-të në listën e revistës Rolling Stone të vitit 2024 për “500 Këngët Më të Mira të Të Gjitha Kohërave”.

Në vitin 2009, ajo u shtua në Regjistrin e Trashëgimisë Kombëtare të Incizimeve të Bibliotekës së Kongresit për vendosjen e “modelit për publikimet e ardhshme të rock-ut indie duke depërtuar në radiot universitare, përballë indiferencës së përgjithshme të radiove kryesore”.

Por, 45 vjet më vonë, në kohë të vështira për Radion Evropa e Lirë, grupi dhe kënga lidhen fort me të. Pas vendimit të administratës amerikane për mbylljen e Radios Evropa e Lirë, REM, edhe pse nuk kishte qenë aktiv për 15 vjet, ata vendosën ta riincizojnë këngën për të mbështetur këtë radio. Ashtu siç kënga shpëtoi grupin në fillim të karrierës nga zhdukja, tani grupi po del në ndihmë për shpëtimin e kësaj radioje.

Kopertina e albumit të R.E.M. për remiksin e tyre të Radio Free Europe 2025

Ata publikuan një EP (Extended Play) të ri me titullin “Radio Free Europe 2025”. Ky projekt, i cili përmban pesë këngë, përfshin një remix të ri të këngës “Radio Free Europe”, e ripunuar nga producenti dhe bashkëpunëtori i gjatë i R.E.M.-it, Jacknife Lee, është tashmë i disponueshëm në formatin digital, ndërkohë që një edicion vinili do të dalë më 12 shtator. Të ardhurat nga shitja e këngës do të shkojnë për Radio Free Europe/Radio Liberty (RFE/RL). Rieditimi i këngës “Radio Free Europe 2025” është mbikëqyrur nga producenti origjinal i grupit, Mitch Easter, i cili regjistroi për herë të parë R.E.M.-in në studion e tij Drive-In në vitin 1981. Ky rieditim i këngës “Radio Free Europe 2025” vjen në momentin kur Radio Evropa e Lirë feston 75-vjetorin e themelimit dhe pak ditë para Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj. Aktualisht, Radio Free Europe transmeton lajme për 23 shtete në 27 gjuhë, duke ofruar informacion të rëndësishëm në rajone ku shtypi i lirë është ose i ndaluar, ose i kërcënuar nga qeveritë në pushtet. RFE/RFL është aktualisht nën kërcënimin e shuarjes për shkak të uljes së fondeve nga ana e Presidentit Donald J. Trump.

Radio Evropa e Lirë, së bashku me Radio Luksemburgun, gjatë Luftës së Ftohtë kanë qenë ndër transmetuesit e rrallë, frekuencat e të cilëve blloku lindor nuk arriti t’i bllokojë. Përveç informacioneve, këto radio ishin shpesh edhe i vetmi zë i muzikës dhe kulturës perëndimore në bllokun lindor.

Radio Evropa e Lirë konsiderohej si arma më e pazakontë dhe më e suksesshme e Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë. Ky sukses kishte origjinën në një Amerikë të pasluftës, të mbushur me besim dhe të sigurt në fuqinë e saj. Shumë gazetarë dhe punonjës të Radios Evropa e Lirë janë vrarë, rrëmbyer ose arrestuar nga regjimet komuniste dhe ato totalitare. Më 21 shkurt 1981, selia e Radios, e cila asokohe ndodhej në Mynih, u godit nga një sulm terrorist me një bombë të fuqishme, duke shkaktuar dëme në vlerë prej dy milionë dollarësh. Disa punonjës u plagosën, por fatmirësisht nuk pati viktima dhe transmetimi i programit nuk u ndërpre.

Dosjet e Stasit, të hapura pas vitit 1989, treguan se sulmi ishte kryer nga një grup nën drejtimin e terroristit famëkeq Ilich Ramírez Sánchez (i njohur si “Carlos Çakalli”). Ai ishte financuar nga Nicolae Ceausescu, presidenti i atëhershëm i Rumanisë, ndërsa organizimi ishte bërë nga KGB-ja. Pas Luftës së Ftohtë, Radioja u zgjerua me programe për Lindjen e Mesme, Pakistanin, Afganistanin, Irakun, Iranin, etj.

Ky zgjerim ka sjellë vazhdimin e kërcënimeve, sidomos nga grupet ekstremiste islamiste, si dhe nga regjimi i Sadam Huseinit dhe regjimi iranian. Edhe sot, punonjësit e kësaj radioje përballen me kërcënime për arrestim nëse udhëtojnë në disa vende, si Rusia, Irani apo Bjellorusia. Radio Evropa e Lirë ka pasur një rol të rëndësishëm informues gjatë ngjarjeve të Luftës së Ftohtë, si Kryengritja Hungareze më 1956 dhe, më vonë, Pranvera Çeke më 1968, si edhe në rrëzimin e Murit të Berlinit dhe Revolucionin e Kadifes më 1989. Më vonë, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, ajo luajti një rol të madh në informimin objektiv të palëve në konflikt. Në luftërat në Afganistan dhe Irak, si edhe tani në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ka depërtuar deri në vijat e para të zonave të luftës, shpesh edhe në vetë fushëbetejën.

Programi për Kosovën në gjuhën shqipe në Radio Evropa e Lirë ka filluar më 8 mars 1999, 16 ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë (Jugosllavisë), e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi, me qëllim ndalimin e masakrave në Kosovë. Gjatë bombardimeve, kjo radio ishte media më e besueshme për popullatën e Kosovës. Radio Evropa e Lirë është vizituar nga shumë liderë dhe diplomatë botërorë gjatë shtatë dekadave të fundit. Për të janë shprehur personalitete të rëndësishme, si ish-zonja e parë e SHBA-së dhe kampionja e të drejtave të njeriut, Eleanor Roosevelt, në fund të viteve 1950, si dhe Presidenti amerikan John F. Kennedy në fillim të viteve 1960. Gjithashtu, janë prononcuar edhe Presidenti Dwight D. Eisenhower, diplomati Henry Kissinger dhe aktivisti Martin Luther King.

Kjo radio është vizituar nga shumë diplomatë amerikanë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Condoleezza Rice dhe Hillary Clinton. Një mysafir i rregullt ka qenë edhe presidenti çek Václav Havel. Kanë qenë të rrallë burrështetasit, diplomatët, disidentët dhe personalitetet nga bota e artit dhe letërsisë, të cilët, gjatë qëndrimeve të tyre në Pragë, ku është selia e Radios, nuk e kanë vizituar Radio Evropa e Lirë. Radioja vazhdon të jetë e urryer nga regjimet në Rusi, Iran, Bjellorusi dhe disa vende të Azisë Qendrore, si dhe nga forcat politike anti sistemore.

Duke folur për rëndësinë e Radio Free Europe/Radio Liberty në materialet e shtypit, lideri i grupit R.E.M., Michael Stipe, tha për CBS:

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për muzikën apo për shtypin e lirë—censura, kudo që të ndodhë, përbën një kërcënim për të vërtetën. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, po dërgoj një mesazh mbështetjeje për gazetarët e guximshëm të Radios Evropa e Lirë.”

Bassist-i Mike Mills vazhdoi këtë mendim: “Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë irrituar diktatorët për 75 vjet. E dini që po e bëni punën tuaj kur bëni armiqtë e duhur. Gëzuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për Radion Evropën E Lirë.”

R.E.M. ishte një grup tipik i rock-ut të kolegjit në vitet 1980 në Athens, Georgia, një qytet universitar rreth 105 km në veriperëndim të Atlantës, i cili ishte tashmë i njohur ndërkombëtarisht për skenën e tij lokale të pop-it në kohën kur R.E.M. publikoi EP e tij të parë, “Chronic Town”, në vitin 1982.

Stipe, i tërhequr nga pasionet dhe urrejtjet e tij, ishte një bariton i veçantë këndimin e të cilit biografi i REM, David Buckley e vokalet e tij i krahason me ato të artistëve të folklorit keltë dhe muezinit mysliman, që mbështillte fjalët e paqarta në një kadencë tingujsh, duke ofruar ngushëllim, ndërsa Buck, me një pamje më të gjerë të rock-ut, ishte një kitarist që tërhiqej nga argëtimi dhe idetë. Grupi ishte më melodik se grupet e tjera të Athens-it. Anëtarët e R.E.M. i përgjigjeshin vetëm vetes. Kjo karakteristikë shpjegon respektin e pandryshueshëm që ky grup fitoi — si ekuivalenti amerikan i grupeve irlandeze të rock-ut, si U2, dhe grupeve alternative britanike si The Smiths, grupe që gjithashtu kishin interes në shtrirjen e traditës së rock-ut në një nivel më personal.

Duke filluar me peizazhin e ndryshueshëm të tingujve të këngës “Radio Free Europe në vitin 1981, R.E.M. u mbështet në ndikime të ndryshme si The Byrds, Velvet Underground, Big Star, Patti Smith, Rolling Stones dhe New York Dolls, për të argëtuar fansat me albume të krijuara nga një përzierje të paparashikueshme të rock-ut jo-metalik dhe folk-ut impresionist.

Veçanërisht ambicioz ishte albumi i vitit 1985, “Fables of the Reconstruction”, një përzierje e tensionuar mes vizionit të R.E.M. për folk rock-un dhe ideve të producentit Joe Boyd, një amerikan emigrant që kishte punuar në vitet 1960 me artistë britanikë si Nick Drake.

R.E.M. asokohe publikoi gjithashtu single “Fall on Me” dhe “The One I Love”, të cilat zgjeruan ndjeshëm audiencën e grupit. Kjo qasje kulmoi në vitin 1991 me albumin Out of Time, fitues i Çmimit Grammy, i cili arriti vendin e parë në klasifikimet muzikore në Britani dhe SHBA, ndërsa kënga “Losing My Religion” u bë një hit ndërkombëtar dhe fitoi gjithashtu Grammy.

R.E.M. u mësoi brezave të njëpasnjëshëm të rokistëve amerikanë se si të ishin njëkohësisht të paqartë dhe të drejtpërdrejtë: duke vendosur fraza evokuese pranë njëra-tjetrës për të krijuar kolazhe poetike, grupi i përfshinte dëgjuesit në procesin e interpretimit të kuptimit të këngëve të tij. Mund të thuhet se vitet 1990, krahas epokës së grunge-it, kanë kaluar edhe nën shenjën e albumeve të R.E.M.

Gjatë viteve 1990, grupi realizoi albume baladike si “Automatic for the People”  (1992) me 6 hite në të, “Drive”, “Everybody Hurts”, “Night Swiming”, “The side winder sleeps tonight,” Find The River”, “Man On The Moon” e dedikuar për aktorin e ndjerë amerikan Andy Kaufman bëhen hite të cilat shumë gjenerata do t’i mbajnë mend.

REM nxjerr edhe albume më të zhurmshme si “Monster” (1994). Shpejt pas publikimit të New Adventures in Hi-Fi në vitin 1996, bateristi Bill Berry pati një incident serioz më 1 mars 1995, në Patinoire Auditorium në Lozanë, Zvicër, ku u rrëzua në skenë gjatë një koncerti të R.E.M.-it si pasojë e një aneurizme të çarë në tru. Ai u shërua dhe iu rikthye grupit, por në tetor të vitit 1997 vendosi të largohej, pak pas daljes së albumit “New Adventures in Hi-Fi.”(1996)

Me largimin e Berry-t, R.E.M. e rindërtoi tingullin e vet me albumin Up (1998), një përpjekje aventureske e mbushur me eksperimente zanore. Grupi vazhdoi të performojë dhe të regjistrojë së bashku edhe në vitet 2000—duke publikuar Reveal (2001) dhe Around the Sun (2004)—ndërkohë që secili anëtar nisi të bashkëpunonte individualisht me artistë të tjerë.

Në vitin 2007, R.E.M. u fut në Rock and Roll Hall of Fame dhe publikoi albumin e parë live të grupit, të titulluar R.E.M. Live, më vonë po atë vit.

Albumi pasues, Accelerate (2008), u prit shumë mirë dhe theksoi kthimin te kitarat elektrike dhe baritoni ndriçues i Michael Stipe-it, duke kritikuar në mënyrë të tërthortë administratën e presidentit amerikan George W. Bush. Grupi shprehu pakënaqësi me drejtimin e politikave amerikane gjatë katër viteve të fundit të veprimtarisë së tyre, por duket se kishte gjetur ngushëllim në tingujt e dikurshëm të folk-rock-ut energjik, që në këtë album u rikthyen në mënyrë ikonike.

“Accelerate” ishte albumi më i suksesshëm i R.E.M. që nga “New Adventures in Hi-Fi”, dhe grupi e mbështeti atë me një turne të gjerë botëror. Më pas, grupi u rikthye në studio për të regjistruar “Collapse into Now” (2011), një album që bashkonte power pop, rock të drejtpërdrejtë dhe balada akustike në një paletë të vetme audio, të unifikuar nga mjeshtëria e kitarës së Buck. Në shtator 2011, pas më shumë se tre dekadash në krye të muzikës rock, anëtarët e R.E.M. njoftuan shpërbërjen e grupit.

Grupi ka nxjerrë 15 albume dhe ka shitur gjithsej 90 milionë kopje të tyre. R.E.M. u fut në “Songwriters Hall of Fame” në vitin 2024 në nderim të “lirizmit enigmatik dhe procesit bashkëpunues të krijimit të këngëve.” Gjatë ceremonisë, grupi performoi një version akustik të këngës “Losing My Religion,” duke shënuar herën e parë që katër anëtarët origjinalë kishin performuar live që nga viti 2008.

Gjatë karrierës së tij, R.E.M. ka kërkuar të theksojë çështje sociale dhe politike. Sipas Los Angeles Times, R.E.M. konsiderohej si një nga “grupet rock më liberale dhe politikisht korrekte” të Shteteve të Bashkuara. Anëtarët e grupit ishin “në të njëjtën faqe” politike, duke ndarë një pikëpamje liberale dhe progresive. Mills pranoi se nganjëherë kishte mospajtime midis anëtarëve të grupit lidhur me çfarë kauzash mund të mbështesnin, por e theksoi se “Për nder të njerëzve që janë në kundërshtim, ato diskutime kishin tendenca të mbeten brenda grupit, thjesht sepse ne do të preferonim që njerëzit të mos dinë se ku ndodhen ndarjet, për t’i parandaluar ata që t’i shfrytëzojnë ato për qëllimet e tyre.”

R.E.M. ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për çështje mjedisore, feminizmin dhe të drejtat e njeriut, dhe ka qenë i përfshirë në fushata për të inkurajuar regjistrimin e votuesve. Ata ishin të angazhuar gjithashtu në mbrojtjen e “pyjeve të shiut” dhe në fushatën për kontrollin e armëve të vogla.

R.E.M. ka kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut në Mynmar, duke punuar me “Kampanjën për Liri” dhe Kampanjën amerikane për Birmaninë. Në vitin 2004, grupi mori pjesë në turin “Vote for Change”, i cili synonte të mobilizonte votuesit amerikanë për të mbështetur kandidatin demokrat për president, John Kerry. Që nga fundi i viteve 1980, R.E.M. ka qenë i angazhuar në politikën lokale të qytetit të tij të lindjes, Athens, në Georgia. Grupi shpesh ka dhuruar fonde për bamirësi lokale dhe ka ndihmuar në rinovimin dhe ruajtjen e ndërtesave historike në qytet. Fuqia politike e R.E.M. u vlerësua për zgjedhjen e ngushtë të kryetares së qytetit të Athens, Gwen O’Looney, dy herë në vitet 1990. Grupi është gjithashtu anëtar i bamirësisë kanadeze “Artists Against Racism.”

Me angazhimin e tyre për mbështetje ndaj Radios Evropës së Lirë, ata janë kthyer tek rrënjët e krijimtarisë së tyre, duke theksuar se qëllimi i muzikës rock është të bësh gjënë e duhur. Nuk mund të përcaktohet saktësisht sa ka ndihmuar angazhimi i tyre, por një gjë është e sigurt: Radio Evropa e Lirë ka fituar një “përmendore” të përjetshme përmes këngës së tyre./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kur muzika pushtoi Moskën – Metallica, AC/DC dhe shembja e një epoke
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Rolling Stones, gurët që rrokullisën historinë e rock-ut
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Beatles, trashëgimia e përjetshme në kulturën moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Basi, rrahja e zemrës në rock muzikë
TAGGED:bandDonald TrumpFondegazetarikengeliriMediamuzikepeopleR.E.M.Radio Evropa e LireRadio Free EuropeRFErocktopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “El Clasico” vendimtar – Barcelona dhe Real Madrid përballen për titullin
Artikulli i ardhshëm Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, seanca e radhës më 13 maj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

A po konfirmon Dua Lipa se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025?

18 Shikime
People

Kate Middleton rikrijon një nga pamjet më ikonike të Princeshës Diana

21 Shikime
People

Brenda parajsës italiane që George Clooney e quan “shtëpi” prej 20 vitesh

55 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Aplikacioni i AI për gjuhët është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Katror Media dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?