katror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    12 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Zbulimi i një mjeti jashtëzakonisht të fuqishëm për diagnostikimin e kancerit
    6 hours ago
    Nora Gjakova e artë në Grand Slamin e Bakut
    10 hours ago
    AKB: Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro
    14 hours ago
    Hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, ky është linku
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Aktorja Sofia Vergara mahnitëse në Beverly Hills
    7 hours ago
    Shkencëtarët mblidhen për shkak të Taylor Swift – diskutojnë për ndikimin e saj
    11 hours ago
    Elton John hedh në shitje apartamentin e tij luksoz në Atlanta, çmimi mbi 5 milionë dollarë
    11 hours ago
    Halsey e konfirmon romancën e re me Avan Jogia
    12 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Facebook mundëson që me një llogari të hapni deri në katër profile shtesë
    10 hours ago
    iPhone 15 mund të mbushë një iPhone tjetër
    15 hours ago
    OpenAI prezanton versionin e ri të DALL-E, softueri që gjeneron imazhe bazuar nga teksti
    1 day ago
    Popullariteti i ChatGPT është përsëri në rritje dhe ekspertët besojnë se e dinë shkakun
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Salmon i pjekun me djathë feta – o për drekë a darkë, o për pauzë
    12 hours ago
    7 pasta-sallata që i madh e i vogël këtë verë DUHET me i kërku
    12 hours ago
    Sos rikote me tomatina; kombinimi ideal për ushqimet krokante
    12 hours ago
    Molla t’pjekuna n’furrë me kanellë dhe arra, për vikendet e papara
    12 hours ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    1 month ago
    Postimet e fundit
    Kulla e Ngujimit në Theth, tashmë atraksion turistik i fshatit alpin
    15 hours ago
    130 mijë vizitorë në Alpet e Shqipërisë gjatë gushtit
    2 days ago
    Këto janë vendet më të bukura në botë që mund t’i vizitoni falas
    2 days ago
    Ishulli i ëndrrave ofron akomodim falas për të gjithë ata që punojnë në distancë
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: Si mund t’i merrni fondet e shtetit për ngrohje efiçiente?
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Si mund t’i merrni fondet e shtetit për ngrohje efiçiente?
Lajme të mira

Si mund t’i merrni fondet e shtetit për ngrohje efiçiente?

Last updated: 10/10/2022 1:31 PM
65 Shikime
Shpërndaje
Foto: hurleyanddavid
Shpërndaje

Pak kohë para se të bien temperaturat në Kosovë dhe qytetarët të jenë të obliguar t’i ngrohin shtëpitë dhe banesat e tyre, Ministria e Ekonomisë ka prezantuar një plan për mbështetjen financiare të qytetarëve për blerjen pajisjeve për ngrohje që shpenzojnë më pak energji elektrike.

Janë disa lloje të pajisjeve që Qeveria do t’i subvencionojë përfshirë këtu: kaldajat me biomasë, pompat termike, kondicionerët efiçientë dhe stufat individuale efiçente me biomasë.

Sipas statistikave, më së shumti energji elektrike në Kosovë shpenzon sektori i amvisërisë, me rreth 40 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Mundesh me e lexu edhe…

Foto: Telegrafi

Nora Gjakova e artë në Grand Slamin e Bakut

Aplikimi në “thirrjen për mbështetje të qytetarëve në efiçiencë të energjisë” bëhet përmes platformës “ekosova”, në seksionin “Grante dhe Subvencione”.

- Advertisement -

Në total, Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për këtë thirrje. Me këto mjete synohet që të mbështesin 100.000 familje në blerjen e pajisjeve që ulin për gati 70 për qind konsumin e energjisë elektrike për ngrohje.

Si bëhet aplikimi dhe cilat janë kriteret teknike?

- Advertisement -

Të drejtë aplikimi për mbështetje në blerjen e pompës termike kanë të gjithë qytetarët që ngrohin shtëpitë e tyre me energji elektrike.

Personi që aplikon duhet të dëshmojë se të paktën në njërin prej muajve në mes të periudhës dhjetor 2021 – shkurt 2022 ka shpenzuar mbi 800 kilovat energji elektrike.

Nëse qytetari ka kursyer energjinë elektrike dhe nuk ka tejkaluar këtë shifër, atëherë sistemi ia refuzon aplikimin.

▶️ Video udhëzuese se si mund të aplikoni për subvencionim të efiçiencës së energjisë në platformën eKosova. ❗Vërejtje: gjatë plotësimit të formularit në platformën eKosova, në rubrikën ku kërkohet të shënohet shifra e konsumatorit, pas plotësimit të saktë të shifrës së konsumatorit duhet patjetër të klikohet butoni “Kërko” në mënyrë që të dhënat e juaja të procedohen. ‼️ Ju lutem lexoni me kujdes kriteret teknike të pajisjes në thirrje për t'u siguruar që kualifikoheni për subvencionim. 🔗 Formulari për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/420

Posted by Ministria e Ekonomisë on Friday, October 7, 2022

Një person që ka shtëpi të kyçur në ngrohtoren e qytetit apo në ngrohje kolektive, po ashtu nuk mund të aplikojë. Shtëpia duhet të jetë e izoluar, të ketë dyer dhe dritare të plastikës apo aluminit si dhe duhet ta ketë të instaluar sistemin e ngrohjes qendrore.

Qytetari duhet të kujdeset që pompa termike që blen të ketë shkallë të lartë të efiçiencës, minimum duhet të jetë “A++”.

- Advertisement -

Pajisjet që janë të shënuara me simbolet “A++” hyjnë në kategorinë e pajisjeve që konsumojnë më pak energji për të prodhuar nxehtësi. Koeficienti i performancës së pompës termike duhet të jetë 4.2 ose më i lartë, ndërkohë që koeficienti i performancës sezonale kërkohet të jetë 3.2 ose më i lartë.

Për pompa termike, shteti ndihmon me 30 për qind të vlerës që investohet, por jo më shumë se 2.500 euro. Mesatarisht, një pompë e mirë termike në Kosovë kushton prej 5.000 deri në 7.000 euro.

Subvencionimi për kondicionerë, 40 për qind

Qytetarët që ngrohin shtëpitë dhe banesat me energji elektrike dhe që kanë shpenzuar më shumë se 800 kilovat në periudhën 30 dhjetor 2021 – shkurt 2022, mund të aplikojnë për subvencionim në blerjen e një kondicioneri. Banesa apo shtëpia, edhe në këtë rast duhet të jetë e izoluar dhe të ketë dyer dhe dritare efiçiente. Po ashtu, nuk duhet të jetë e lidhur me ngrohtoret e qytetit apo me ngrohje kolektive.

- Advertisement -

Kondicioneri që blihet duhet të jetë efecient minimum “A++”. Koeficienti i performancës së pompës termike ajër-ajër duhet të jetë 4.0 ose më i lartë.

Ndihma e Qeverisë së Kosovës për kondicionerë do të jetë 40 për qind e vlerës së investimit, por jo më e lartë se 400 euro.

Çmimi i këtij lloji të kondicionerëve dallon nga prodhuesi në prodhues, por momentalisht në tregun e Kosovës, pajisje të tilla efiçiente fillojnë nga 400 deri në rreth 2.000 euro.

- Advertisement -

Financimi për kaldajat me dru, pelet dhe briket

Për këtë kategori nuk kërkohet që shtëpitë të jenë të izoluara apo të kenë dyer dhe dritare efiçiente.

Megjithatë vlen kriteri i shpenzimit të më shumë se 800 kilovatëve të paktën gjatë një muaji në periudhën 30 dhjetor 2021 – shkurt 2022.

Qytetarët që aplikojnë për të blerë një kaldajë të tillë, nëse kualifikohen, përfitojnë 70 për qind të vlerës që kanë investuar në blerjen e pajisjes, por nëse çmimi është shumë i lartë, atëherë shteti mbulon maksimum 1.200 euro./Radio Evropa e Lirë

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Producenti i "Monty Python and Holy Grail": Kosova ka potencial për filma të mëdhenj
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    PriFest sjell në Kosovë producentët e "Monthy Python’s Holy Grail" e "King Speech"
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Roveri në Hënë gjeti 'struktura' të fshehura në anën e errët të satelitit të Tokës
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Firefox-i me një super veçori për Android

TAGGED: LajmeTeMira, Tophome
Albana Isufi Jashanica October 10, 2022
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Print
Artikulli i mëparshëm Smoothie me hurma dhe banane
Artikulli i ardhshëm Tom Cruise me një film në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Zbulimi i një mjeti jashtëzakonisht të fuqishëm për diagnostikimin e kancerit

2 Shikime
Foto: Telegrafi
Lajme të mira

Nora Gjakova e artë në Grand Slamin e Bakut

8 Shikime
Lajme të mira

AKB: Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back