Shëndeti mendor, bilingualizmi (dy gjuhësia) tek fëmijët, rëndësia e stimulimit të trurit dhe lidhja me aftësitë kognitive janë disa nga çështjet që i sqaroj Amantina Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi në një podcast për Telegrafin.
Pervizaj tha se gjuha tek fëmijët dhe të rriturit ka rolin kyç në zhvillimin e tyre Kognitiv.
Ajo tha se në trendin e zhvillimit të shkencës bilingualizmi (dy gjuhësia) është i shfaqur së tepërmi sidomos në Kosovë.
“Edhe dygjuhësia është shfaqur së fundmi në masë shumë të madhe. Faktorët e teknologjisë, rrjeti social, dinamikat e jetës ndoshta kanë bërë që edhe prindërit të shpërqendrohen nga kujdesi 100 për qind ndaj fëmijëve, pasi është e pamundur të kemi vëmendje 100 për qind tek fëmijët…por edhe t’i mbajmë larg teknologjisë është e pamundur. Frekuentimi me mediat, me teknologjinë, i aftësive të tyre teknologjike mund të ndikojë…, por ndikojnë dhe faktorët e tjerë në dygjuhësi, dhe kjo është shqetësim serioz”, ka thënë ajo.
Ajo gjatë Podcast-it tregoi se kanë bërë disa hulumtime shkencore për bilingualizmin (dy gjuhësia).
Për më shumë ndiqeni Podcastin me Amantina Pervizaj, Dr.Sc. në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi. /Katror.info
Përgatiti:
