Jennifer Lopez mund të nxjerrë fustanin dhe xhaketën më elegante – ajo thjesht do të jetë përsëri Jennifer Lopez. Kjo është arsyeja pse publikimi i saj i fundit, i cili tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, nuk na befasoi shumë.

Ndonëse ndoshta ka zhgënjyer ndonë adhurues të saj me këtë veshje të rastit, duke i ngjarë një automekaniku, për të tjerët ajo është e adhurueshme dhe karizmatike me një jumpsuit modern xhins të gjerë, të cilin e ka shoqëruar me një çantë ngjyrë kafe dhe këpucë të thella.

Ajo i mblodhi flokët në topuz (frizurën e preferuar e shumicës së femrave), dhe këtë edicion e zgjodhi J. Lo për një takim pune në Hollywood.

Edhe casual, edhe biznes – një kombinim perfekt, sidomos për këngëtaren dhe aktoren njohur, e cila prej vitesh na tregon se si duket kur është një “femër e zakonshme” dhe si duket kur është yll në skenë./Katror.info
Përgatiti:
