Kur bëhet fjalë për lumturinë, dihet mirë se vendet nordike janë rregullisht në vende të larta në sondazhet e kënaqësisë nga jeta. Në fakt, Finlanda ka mbajtur vendin e parë në listën e vendeve më të lumtura të Raportit Botëror të Lumturisë për gjashtë vjet radhazi – edhe pse vendi përballet me mot të ftohtë, dimër të gjatë dhe mungesë dite për një pjesë të vitit në pjesë të caktuara të vendit.
Edhe me këto gjëra në dukje kundër vendit, populli i Finlandës lulëzon kur bëhet fjalë për kënaqësinë e jetës për një mori arsyesh, sipas ekspertëve të shëndetit mendor.
Një arsye e madhe për këtë është se Finlanda ka sisteme që i bëjnë aspektet e jetës më pak stresuese – arsimi është kryesisht falas, koha e lirë nga puna është e bollshme dhe mbulimi i kujdesit shëndetësor është i garantuar. Plus, vendi është shumë, shumë më i vogël se SHBA-ja (popullsia është më e vogël se popullsia e qytetit të Nju Jorkut), gjë që gjithashtu i bën disa gjëra më të lehta.
Përtej këtyre sistemeve, megjithatë, ka zakone dhe besime që kanë finlandezët që i ndihmojnë ata të sigurojnë rregullisht vendin e parë në listën e Raportit të Lumturisë Botërore. Më poshtë, ekspertët finlandezë të shëndetit mendor tregojnë pse mendojnë se njerëzit në vend janë më të lumtur dhe si mund të përdorni disa nga mjetet e vendit për lumturinë, shkruan HuffPost.
Ka më pak dëshirë për të gënjyer për emocionet
Në SHBA (dhe në shumë vende, për këtë çështje) pritet të iu përgjigjet pyetjes “si jeni?” me “mirë”.
Në Finlandë, megjithatë, ka shumë më pak pozitivitet të detyrueshëm. “Ka më shumë tolerancë të thuash, ‘nuk është në rregull’ ose ‘nuk po ndihem mirë’,” tha Meri Larivaara, drejtoresha e çështjeve strategjike në MIELI Mental Health Finland.
Ekuilibri punë-jetë ka prioritet
Ndërsa njerëzit punojnë shumë në Finlandë, orët e tyre të punës janë kryesisht të arsyeshme, që do të thotë se shumica e njerëzve kanë një ekuilibër të mirë punë-jetë.
“Kjo ju jep kohë për t’u çlodhur në jetën tuaj të përditshme dhe ju jep kohë për t’u kujdesur për veten,” tha Larivaara.
Ata kanë shumë qasje në natyrë
Mirka Hintsanen, profesore e Psikologjisë në Universitetin e Oulu, tha se ju jeni gjithmonë afër natyrës në Finlandë, pavarësisht nëse jeni në një nga qytetet kryesore apo qyteza të vogla.
“Ka natyrë kudo,” shtoi ajo.
Është një shoqëri shumë e besueshme.
Sipas Juho Saari, dekan i fakultetit në departamentin e shkencave sociale në Universitetin Tampere, nivelet e besimit midis individëve në Finlandë janë shumë të larta.
“Është një vend i vogël, njerëzit ndërtojnë rrjete mes njerëzve të ndryshëm dhe ekziston ajo që quhet ‘forca e lidhjeve të dobëta’,” tha ai.
Inkurajohet mësimi i aftësive të reja
“Ne jemi vërtet të etur për të zhvilluar veten,” tha Larivaara, dhe “të mësosh gjëra të reja është e mirë për shëndetin tuaj mendor.” Ajo tha se kjo nuk do të thotë të mësosh një gjuhë të re ose një detyrë për punë, mund të jenë detyra më të thjeshta si të provosh një recetë të re ose të marrësh një klasë se si të lundrosh.
Në Finlandë, njerëzit përjetojnë një ndjenjë kënaqësie dhe jo lumturie dërrmuese
“Nëse shkoni më shumë drejt përvojës emocionale të lumturisë, supozoj se kulturalisht në Finlandë, lumturia nuk ka nevojë të nënkuptojë atë emocion shumë intensiv të lumturisë,” tha Larivaara.
Këto thuhet të jenë mënyrat se si finlandezët arrijnë të qëndrojnë të lumtur, sipas Saarit, Hintasanen e Laviaaras./Katror.info