Gjashtë strategji që të çojnë drejt socializimit më të natyrshëm
Të qenit i turpshëm nuk paraqet ndonjë problem për jetën shoqërore, gjithsesi Logan Hailley na jep disa këshilla të thjeshta për me u kënaqë duke kriju kontakte të reja, e me flakë tutje marren/ turpin.
A e zë veten duke dashtë me pasë më shumë vetbesim kur flet me njerëz, a të duket sikur turpi po të pengon për të bërë miq të rinj e me shkëlqy në karrierë? Lajmi i mirë është se turpi është sjellje e mësume që mundet me ndryshu, shkruan Hailley në një artikull për scienceofpeople.com.
Qe definicioni i tij sipas fjalorit të Oxfordit: Të shfaqunit e nervozizmit ose ndrojtjes në shoqëri të njerëzve tjerë.
Gjithsesi, me pasë turp/ndrojtje gjatë ndërveprimeve shoqërore është më normale sesa mund ta mendoni. Studimet tregojnë se të qenit i turpshëm apo siç themi popullorçe i marrshëm është fenomen normal te rreth 40% e njerëzve të kulturave perëndimore dhe 60% të atyre lindore.
Në fakt ka edhe prej më të famshmëve të botës që e pranojnë që janë të turpshëm, ndër ta Mark Zuckenbergun e përshkruajnë si të ndrojtur/ introvert, ndërkaq Bill Gates vetë proklamohet si introvert dhe mendohet se ata dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë për ta tejkaluar këtë ndjenjë.
Për fat të mirë, të qenit i ndrojtur/turpshëm nuk është asfare çrregullimi social si për shembull ankthi, por të tillët janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për izolim social dhe depresion.
Ndonëse jo prej aspektit mjekësor, ne po përpiqemi të japim disa shembuj se si ta tejkaloni trupin dhe ndrojtjen, të fitoni më shumë vetëbesim dhe ta shijoni shoqërinë e të tjerëve.
Pse keni turp?
Kjo mund të jetë pasojë e prindërimit, për shkak se ata gjithmonë kanë gjetur arsyetime për qetësinë dhe rezervën që ju keni treguar në raport me njerëzit dhe asnjëherë nuk ua kanë mësuar shkathtësitë e duhura sociale. Por, përveç kësaj ju mund të jeni të turpshëm edhe sepse keni vetëbesim të ulët, ose keni pasur përvoja traumatike dhe poshtëruese që nuk do të donit t’iu përsëriten.
Pavarësisht arsyes që ju ka çuar atje, ju prezantojmë me gjashtë hapa për ta tejkaluar këtë:
Nëse të pëlqen të jesh ashtu siç je, mos ndrysho aspak, por nëse të duket që po të pengon në jetë, atëherë:
- Ndalo së identifikuari veten si “I turpshmi/ e turpshmja
Fjalët janë të fuqishme dhe sipas psikologjisë narrative mënyra se si ju e quani/idenfitikoni veten mund të ndikojë thelbësisht mënzres se si veproni në situata shoqërore.
Fjalët e tua janë të fuqishme, sidomos kur bëhet fjalë për atë që e quan veten. Kërkimet mbi “psikologjinë narrative” tregojnë se mënyra se si e identifikoni veten mund të ndikojë thellësisht në mënyrën se si veproni në situatat shoqërore
2. Zëvëndësoje ndrojtjen me shprehi të tjera shoqërore
Së pari idenfiko se cilat shprehi tuat i bëjnë njerëzit te të cilësojnë si të ndrojtur si toni i ulët i zërit dhe shmangia e kontaktit me sy?
Ti shmang marrëdhëniet shoqërore për shkak të ndrojtjes duke u dukur i zënë ngushtë me mendimet e tua, duke qenë vazhdimisht në telefon ose duke mbajtur kufje.
3. Të marrit model njerëzit me aftësi shoqërore
Duke qenë se ndrojtja bazohet në zakonet e sjelljes, dalëngadalë mund ta ndryshosh mënyrën se si vepron, duke vërejtur se si njerëzit më të shoqërueshëm zhvillojnë biseda.
4. Merrni pesë herë frymë lehtë para ndonjë ndërveprimi shoqëror
Pavarësisht nëse ju djersiten duart, shpeshtohen rrahjet e zemrës apo ndiheni nervozë para se të shoqëroheni, dijeni se kjo është një gjë e zakonshme dhe provoni të qetësoni trupin para se të flisni ngase kjo mund të ju ndihmojë të jeni më të qetë në bisedë.
5. Nisni biseda të lehta për të zbuluar të përbashkëtat tuaja
Bisedat e lehta janë si paragjellat para shujtës, ju ndihmojnë që t’ia bëni vetes vendin në bisedë dhe ta keni më të qartë se si pritet që personi tjetër të ndërveproj me ju. Kjo mund të bëhet përmes pyetjeve si: A po merreni me ndonjë gjë emocionuese së fundmi? Çka ju qenë gjëja më e rëndësishme e ditës tënde sot?
6. Krijojeni personazhin tuaj
Mu si aktorët në skenë, nganjëherë të hiqesh sikur je person i shoqërueshëm dhe me vetëbesim mund te të ndihmojë që ta flakësh tutje drojën sociale. Vishni diçka që ju bën te keni më shumë vetëbesim dhe të ndjeheni mirë. Në psikologji kjo njihet si “enclothed cognition”, dhe shpjegon se si rrobat që i veshim e ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë dhe veprojmë: A keni veshur ndonjë kostum për Halloween që ju ka bërë të ndiheni dhe veproni si një person/personazh tjetër./Katror.info
.