Sfida e fundit në kuadër të javës së 25-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, do të zhvillohet sot.

Sigal Prishtina takohet me Trepçën. Këto dy skuadra përveç që janë ndeshur tri herë gjatë garave të rregullta janë përballur edhe në dy finale.
Prishtinasit i mundën në Superkupë, kurse mitrovicasit ju kundërpërgjigjën për Kupë.
Bardhekaltrit janë në vendin e parë me 18 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e katërt me 15 fitore e nëntë humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 25
E hënë
18:30 Sigal Prishtina – Trepça.