katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Inspektorati konstaton se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë janë jashtë standardeve
    4 hours ago
    Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve
    4 hours ago
    AGK publikon raportin vjetor për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë
    7 hours ago
    BMW tërheq mbi 70,000 makina elektrike për shkak të një problemi në softuer
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    6 hours ago
    Zgjerohen linjat 3A dhe 11 në Prishtinë
    7 hours ago
    Të rinjtë në Kosovë – zëri i ndryshimit për një të ardhme më të gjelbër
    10 hours ago
    Marta Kos veçon Shqipërinë si shembull suksesi nga rajoni
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    6 hours ago
    Roger Federer bëhet zyrtarisht miliarder, tre vjet pas pensionimit
    8 hours ago
    Vetëm tre aktorë në garë për rolin e ri të James Bond
    8 hours ago
    Miley Cyrus dhe Naomi Campbell bashkojnë forcat në videoklipin e ri muzikor
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    1 day ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    3 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    5 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    7 days ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Simbolika enigmatike e luleve të diellit të Van Gogh
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Simbolika enigmatike e luleve të diellit të Van Gogh

Last updated: 01/07/2025 4:17 PM
5 Shikime
Shpërndaje
FOTO E EDITUAR: 1. THE NATIONAL GALLERY, LONDON 2.VINCENT VAN GOGH FOUNDATION

Ato ndihmuan që Vincent van Gogh-un të bëhej një nga piktorët më të famshëm dhe më me ndikim në historinë e artit. Pse lulet e diellit e fiksuan atë dhe kaq shumë artistë para dhe pas tij?

Contents
Simbolika e lulediellit nëpër historiSi pasqyrojnë lulet e diellit shqetësimet njerëzore

Kur mendojmë për Vincent van Gogh-un, shumica e njerëzve menjëherë kujtojnë lulet e tij ikonike të diellit, të realizuara me guxim dhe ngjyra të ngrohta agrumesh. Është një formë njohjeje vizuale që vetë artisti e kishte qëllim, shkruan BBC.

“Lulet e diellit janë të miat”, pati shkruar njëherë ai, duke treguar dëshirën për t’u lidhur publikisht me këtë bimë sfiduese, në përmasa njerëzore, me kurorën e saj “mburravecë” dhe me petalet si flakë. Lulet e diellit qartësisht kishin një domethënie të thellë për të. Por çfarë, nëse ndonjë gjë, kishte ndër mend të simbolizonte Vincent me helianthus annuus-in e tij të dashur?

Mundesh me e lexu edhe…

Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve

Krah veprës Starry Night, “Lulet e Diellit” të ekspozuara në Galerinë Kombëtare në Londër janë ndoshta vepra e tij më e njohur. Por artisti ka pikturuar edhe 10 tablo të tjera që përqendrohen tek këto lule. Ato u krijuan në tri shpërthime të shkurtra frymëzimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E para ishte një seri me katër vepra, të realizuara në Paris më 1887-ën. Grupimi i dytë prej katër tablosh u pikturua në më pak se një javë, pas zhvendosjes së tij në qytetin jugor francez të Arles më 1888. Faza e tretë (në fillim të vitit 1889) përfshinte kopjimin e tre kompozimeve të vitit të kaluar.

Versionet më të famshme nga viti 1888 u pikturuan me një valë vetëbesimi dhe gëzimi sensual, “me oreksin e një marsejezi që ha bouillabaisse (ushqim francez)”, siç shprehej ai vetë. E megjithatë, kur shkruante për lulet e diellit në letrat e tij, Van Gogh nuk bëri kurrë deklarata të qarta për atë që vërtet përfaqësonin për të.

Nga njëra anë, ato duken si një mjet për të eksperimentuar me kombinime ngjyrash, veçanërisht me nuancat e ndryshme të verdhës. Por gjithashtu ishin menduar për të zbukuruar një shtëpi ku do të jetonte një artist tjetër, Paul Gauguin.

FOTO: THE NATIONAL GALLERY, LONDON

Gauguin kishte admiruar pikturat e mëparshme të Van Gogh-ut me lulet e diellit, ndaj ndoshta ato mishëronin shpresat e papërmbajtura të artistit për solidaritet dhe miqësi, dëshira që përfundimisht do të dështonin, ashtu si edhe etja e Vincent-it për njohje artistike gjatë jetës së tij. Gauguin e la Van Gogh-un pas vetëm dy muajsh dhe Vincent-i do të vdiste në moshën 37-vjeçare, pa arritur të shesë shumë nga veprat e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por pikturat me lulet e diellit të Van Gogh-ut fituan shpejt statusin e një kulti në fillim të shekullit të 20-të. Fillimisht ndodhi mes avangardës artistike të Europës. Në vitin 1920, shkrimtarja Katherine Mansfield vuri në dukje se “lulet e verdha, të mbushura me diell, në një vazo” kishin frymëzuar zgjimin e saj krijues. Në vitin 1923, kritiku Roger Fry i përshkroi “Lulet e Diellit” të Van Gogh-ut si “një nga sukseset triumfuese të këtij viti”, që shfaqnin “entuziazmin suprem dhe vitalitetin” të artistit. Më vonë, ato arritën njohjen e gjerë, duke ndihmuar që Van Gogh-u të bëhej një nga piktorët më të famshëm dhe më me ndikim në historinë e artit.

Ndikimi i Van Gogh-ut në shekullin XXI është në qendër të ekspozitës më të fundit të Royal Academy, Kiefer / Van Gogh, e cila eksploron ndikimin e tij te një nga artistët më të mëdhenj bashkëkohorë, Anselm Kiefer. Dhe lulet e diellit luajnë një rol kyç. Në zemër të ekspozitës ndodhet Danaë, një skulpturë e re nga Kiefer që paraqet një lule dielli që del nga një grumbull librash.

Diku tjetër ndodhet një gravurë në dru që paraqet një helianthus annuus që mbin nga trupi i një njeriu të shtrirë. Ato tërheqin vëmendjen ndaj interesit të qëndrueshëm të Kiefer-it për këtë motiv dhe na japin mundësinë të zbulojmë simbolikën misterioze të bimës si në artin e tij, ashtu edhe në atë të Van Gogh-ut.

“Për Van Gogh-un, lulja e diellit mishëron idenë e tij për Jugun”, thotë për BBC-në kuratori i ekspozitës, Julien Domercq, duke iu referuar zhvendosjes së tij nga Parisi në Provence. Por Van Gogh kishte punuar si tregtar arti në rininë e tij dhe ishte shumë i arsimuar në historinë e artit. Njohuritë e tij kulturore shfaqen në mënyrën se si i përfaqësonte lulet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ai i paraqet ato në një traditë të madhe holandeze: këto lule që vyshken dhe vdesin… lulet që ende shikojnë nga qielli, dhe pastaj ato që ngadalë zbehen, bëhen më kafe, dhe kështu është vërtet një meditimi mbi kalimin e kohës.”

“Mendoj se me Kiefer-in ndjek linja të ngjashme,” thotë Domercq. “Kjo ide e ciklit të jetës, e kësaj luleje jashtëzakonisht vitale, një lule jugore, lulja që shikon drejt firmamentit.”

Simbolika e lulediellit nëpër histori

E gjithë simbolika artistike mund të shpjegohet përmes evolucionit të ideve dhe asociacioneve. Kuptimi i lulediellit ka rrënjë në të kaluarën dhe ka nxitur diskutime të gjera, si në shkencë ashtu edhe në shkencat humane. Van Gogh nuk ishte mendja e parë apo e vetme krijuese në histori që u fiksua prej tyre. Ato kanë ndezur imagjinatën e panumërt artistëve dhe shkrimtarëve ndër shekuj, përfshirë ndër të tjerë Sir Anthony van Dyck, Maria van Oosterwyck, William Blake, Oscar Wilde, Dorothea Tanning, Paul Nash dhe Allen Ginsberg.

Ndryshe nga shumë simbole të tjera në historinë e artit, luledielli është relativisht i ri. Ato janë me origjinë nga Amerika dhe u prezantuan në “Botën e Vjetër” vetëm pas eksplorimeve të Kolombit dhe kolonizimit evropian në shekullin e 16-të. Kur u kultivuan dhe u përhapën me sukses në Evropë, fakti që lulediellët e rinj lëvizin për të ndjekur diellin (një fenomen i njohur si heliotropizëm) u bë veçoria më tërheqëse e bimës, duke formësuar në mënyrë themelore kuptimet e saj simbolike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1568, botanisti Giacomo Antonio Cortuso e lidhi lulen me një personazh mitologjik të lashtë të quajtur Clytie. Thuhej se Clytie ishte dashuruar me Apollonin, një perëndi e lidhur me diellin, dhe ishte fiksuar pas lëvizjes së tij nëpër qiell, derisa këmbët iu rrënjosën në tokë dhe ajo u shndërrua në një lule heliotropike.

Luledielli u lidh shpejt drejtpërdrejt me Clytie-n në art, duke u kthyer në një ikonë të dashurisë së përkushtuar. Kjo mund të shihet në piktura si Flowers in an Ornamental Vase (1670–75) e Maria van Oosterwyck, ku një karafil dhe një luledielli shikohen me adhurim mbi një skulpturë që ngjan me një Venus që lahet, por që përkujton fuqishëm Clytie-n e palëvizshme. Në Young Woman Holding a Sunflower (1670) të Bartholomeus Van der Helst, lulja me shumë gjasë simbolizon martesën e gruas, duke treguar se si ajo ishte zhvilluar në një simbol të dashurisë romantike dhe lidhjes.

Por tema e përkushtimit lidhej gjithashtu me fenë në veprat e artit. Në pikturën Pushimi gjatë arratisjes në Egjipt (1632) të Anthony van Dyck, Virgjëresha Mari ka një lule dielli mbi kokë për të simbolizuar rolin e saj si ndërmjetëse mes tokësores dhe hyjnores. Lulja tashmë nënkuptonte edhe besnikëri fetare.

Në vitin 1654, poeti dhe dramaturgu holandez Joost van den Vondel sugjeroi se lulja e diellit mund të ishte një simbol i vetë artit. Ashtu si një lule e re dielli ndjek drejtimin e diellit, shkroi ai, “ashtu edhe arti i pikturës, nga prirja e lindur dhe i ndezur nga një zjarr i shenjtë, ndjek bukurinë e natyrës.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo mund të jetë çelësi për një tjetër pikturë të Anthony van Dyck, Autoportret me lule dielli (1633), në të cilën artisti tregon me domethënie drejt vetes dhe një luleje dielli, sikur të krahasojë veten me këtë bimë heliotropike që ndjek dritën. Por historianët e artit kanë argumentuar se ajo në të vërtetë i referohet besnikërisë së artistit ndaj mbrojtësit të tij, Mbretit Charles I të Anglisë, pranë të cilit Van Dyck ishte i punësuar si “Piktor Kryesor”.

Kjo simbolikë politike e luleve të diellit jehon edhe në veprat bashkëkohore. Në instalacionin “Farat e Luleve të Diellit” të Ai Weiwei-t nga viti 2010, për shembull, 100 milionë fara porcelani të pikturuara me dorë u frymëzuan nga kujtimet e artistit për posterët e Kryetarit Mao. Këto e paraqisnin atë si diellin mbi fusha me lule dielli të përkushtuara, për të simbolizuar fuqinë e tij absolute mbi popullin kinez.

Si pasqyrojnë lulet e diellit shqetësimet njerëzore

Domethënia më e qëndrueshme nëpër simbolikën e larmishme të lulediellit është besnikëria. Është e mundur që Van Gogh të ketë qenë i vetëdijshëm për disa prej këtyre koncepteve. Kur i shkroi motrës së tij se pikturat e tij ishin “thuajse një britmë ankthi, ndërsa simbolizonin mirënjohjen në lulediellin rustik”, ai mund të ketë menduar për mirënjohjen e tij të thjeshtë dhe të ngjashme me lulediellin ndaj artistëve të tjerë si Gauguin. Por ai mund të ketë menduar gjithashtu për besimin e tij të dikurshëm fetar, dashurinë romantike, apo edhe përkushtimin ndaj artit të pikturës.

Se si Van Gogh ndikoi Anselm Kiefer-in, dhe nëse të dy përputhen në mendimin e tyre për lulet e diellit, është një çështje tjetër magjepsëse. Kiefer ka deklaruar më parë se “luledielli është i lidhur me yjet, sepse e kthen kokën drejt diellit. Dhe natën, mbyllet. Në momentin që shpërthen, është i verdhë dhe fantastik: kjo është tashmë pika e rënies. Pra, lulet e diellit janë simbol i gjendjes sonë të qenies.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në grafikën e tij me dru Hortus Conclusus (2007–14), lulet e diellit të Kiefer-it evokojnë kalbjen më thellësisht se Van Gogh, por gjithashtu edhe mundësinë e rigjenerimit. Ato janë të nxira dhe të tharë. Por shpesh tregojnë edhe farat që bien në tokë dhe kështu premtojnë një jetë të re që do të vijë.

Kiefer ka përmendur si frymëzim një tjetër figurë të shekullit të 17-të, mjekun, filozofin okult dhe kozmologun, Robert Fludd. Një nga besimet e Fludd-it ishte lidhja midis bimëve të gjalla në Tokë dhe yjeve, dhe një lidhje mistike midis formave më të ulëta të jetës dhe një të vërtete hyjnore të vetme. Në imazhet e tij me luledielli, Kiefer zakonisht i vendos ato në kornizë me qiellin për të na kujtuar lidhjen heliotropike të lulediellit me diellin. Kur paraqiten duke u rritur nga trupat njerëzorë, është sikur të simbolizojnë besimin e Fludd-it në lidhjen e shpirtit tonë me parajsën. Kjo përforcon idenë se simbolika e lulediellit ende i detyrohet besimeve të Rilindjes së vonë.

FOTO: Courtesy of the Leiden Collection

Lulet e diellit e Van Gogh-ut gjithashtu pasqyrojnë aspekte të këtyre lidhjeve historike dhe aludojnë për dëshirën e tij për një dashuri më të thellë – qoftë për natyrën, artin, fenë, apo dëshirën për një vëllazëri krijuese me Gauguin-in.

Por në duart e tij dhe të Kiefer-it, helianthus annuus përcjell gjithashtu shqetësime universale – dëshirën tonë për të reflektuar mbi kalueshmërinë e jetës dhe për të kërkuar parime më të larta dhe më të përjetshme. Luledielli simbolizon një besnikëri ndaj koncepteve që ekzistojnë përtej kuptimit tonë, duke na shtyrë të mendojmë përtej realitetit të përditshëm dhe të shtrihemi drejt ngrohtësisë, dritës dhe dashurisë së qiellit. Është diçka për të reflektuar ndërsa vera nxehet dhe lulediellët e vërtetë shpërthejnë sërish, për pak çaste, në ekstazën e jetës.

Kiefer / Van Gogh është i hapur në Royal Academy në Londër nga 28 qershori deri më 26 tetor./tvklan.al/Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Inspektorati konstaton se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë janë jashtë standardeve
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Temperaturat e larta po na lënë pa gjumë, studimi zbulon se si ndikon i nxehti te shëndeti ynë
TAGGED:artArtistlulediellingjyrapeoplepikturasimbolikaVan Gogh

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Zgjerohen linjat 3A dhe 11 në Prishtinë
Artikulli i ardhshëm Sekreti i një marrëdhënie të lumtur – çfarë na mëson studimi 85-vjeçar i Harvardit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Fizikanët konfirmojnë ekzistencën e “pasqyrave të kohës”

27 Shikime
Kuriozitet

Galaktikat e vogla që ndryshuan Universin: Zbulimi i ri nga NASA

53 Shikime
Kuriozitet

Truri shkëlqen në heshtje – Shkencëtarët mendojnë se mund të lexojnë mendimet

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?