Zbuloni se cilët janë muajt më të mirë për të vizituar Tiranën dhe për të shijuar qytetin plot me atraksione mes të shkuarës dhe modernitetit, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “SiViaggia”.
Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një destinacion mjaft tërheqës. Falë një deti që nuk ka asgjë për të pasur zili me atë të brigjeve italiane, çmime më të përballueshme dhe – të paktën tani për tani – më pak njerëz, vendi i shqiponjës dykrenare është shfaqur si një nga destinacionet më të njohura të momentit.
Jo vetëm falë detit, pasi udhëtimi në Shqipëri nuk mund të mos të çojë në Tiranë.
Kryeqyteti i vendit është plot me atraksione dhe ka mundur të ndërthurë dëshmitë e së kaluarës së tij me një zhvillim të fuqishëm drejt modernitetit.
Një qytet që përfaqëson mirë shpirtin e popullit shqiptar dhe që po punon për të lënë pas periudhat e tij më të vështira, duke e parë me shpresë të ardhmen. /Katror.info
Përgatiti:
