Nga SHBA e largët vijnë rezultate të jashtëzakonshme për ngjyrat kuqezi të sportit të skive ku po zhvillohet një nga kampionatet ndërkombëtare në Killington.
Skiatorja me origjinë shqiptare, e lindur në Itali, Lara Kolturi, vetëm 16 vjeç ka bërë historinë duke u renditur në vendin e 17-të, në mesin e 30 më të mirave të botës.
Federata Shqiptare e Skijimit njoftoi në rrjetin social Facebook për këtë arritje.
“E rradhitur e 17, mes 30 me te mirave te botes, Lara Colturi ka hapur nje faqe te re te sportit te skive, duke e ngritur flamurin 🇦🇱 ne majat me te larta Killington Resort Audi Fis World Cup
Jemi krenare per ty @LaraColturi!
Një falenderim trajneres Daniela Ceccarelli per kete super trajnim, duke sfiduar moshen e re te Lares, vetem 16 vjec.” thuhet në njoftim.
Kujtojmë se cirkuiti i Kupës së Botës do të rikthehet më pas në Sestririere të Italise në datat 10-11 dhjetor ku për Larën do të jetë një emocion i veçantë pasi ajo stervitet dhe jeton në atë anë të Italisë por kësaj rradhe do të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi.
Lara Colturi, e lindur më 15 nëntor 2006) është një skiatore alpine shqiptare me origjinë italiane, fituese në nivel të lartë, e Kupës së Skive Alpine FIS 2022 të Amerikës së Jugut./Katror.info