Skuadra e notit “KN Kastrioti”, udhëhequr nga trajneri Atdhe Haxhimusa dhe nën mbikëqyrjen e personelit shëndetësor Shpend Rushiti.
Skuadra është përbërë nga notarët Edi Ilazi, Fjolla Rushiti, Alea Veliu, Vesa Ferizi, Ron Shahini dhe Shkëmb Reqica, morën pjesë në turneun ndërkombëtar “Cup Basel 2023”, duke shënuar sukses të jashtëzakonshëm.
Në shenjë falenderimi për përkrahje, në emër të Ambasadës së Kosovës në Bernë, diplomati Haxhimehmeti pranoi mirënjohjen nga ana e udhëheqjes së KN Kastrioti./Katror.info