Snapchat po zgjeron funksionet e tij duke krijuar “Topic Chats”, një veçori e re që u lejon përdoruesve të diskutojnë publikisht për ngjarjet e momentit dhe tema të ndryshme — nga Formula 1 te reality show “Below Deck”.
Sipas kompanisë, privatësia mbetet prioritet.
Profilat nuk do të jenë të qasshëm nga persona që nuk janë miq, duke shmangur kështu kërkesat e padëshiruara të miqësisë ose mesazheve direkte.
Emri i shfaqur i përdoruesit do të jetë i dukshëm pranë mesazhit, por nuk mund të klikohet për të hyrë në profil.
Për më tepër, emrat e shfaqur nuk janë ndryshe nga username-t.

Snapchat i tha TechCrunch se do të përdorë teknologji të modeleve të gjuhës (LLM) dhe masa të tjera sigurie për të moderuar Topic Chats dhe për t’i mbajtur ato të sigurta.
Përdoruesit do të mund të shohin edhe cilat Topic Chats kanë zgjedhur miqtë e tyre, duke i ndihmuar të gjejnë më lehtë interesa të përbashkëta.
Krahas bisedave, në Topic Chats do të shfaqen edhe videot Spotlight të lidhura me temën — formatet e shkurtra të ngjashme me TikTok-un.
Deri tani, e vetmja hapësirë për biseda publike në Snapchat ishin komentet e Spotlight.
Kompania thotë se u frymëzua të krijojë Topic Chats pasi pa mënyrën aktive me të cilën komuniteti ndërvepron në komentet publike dhe dëshironte t’u ofronte përdoruesve një mjedis të dedikuar për diskutime rreth ngjarjeve dhe temave në trend./AP/Katror.info
















