Sondazhi i fundit i realizuar nga UBO Consulting për emisionin Debat Plus, tregon se garë interesante është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.
Sipas këtij sondazhi, Prishtina pritet të shkojë në balotazh mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama që ka marrë 34.3 % dhe kandidatit të Vetëvendosjes Hajrullah Çekut me 32.1 %. Urani Ismaili i PDK-së pritet të marrë 28.9 %.
Sipas rezultateve të UBO Consulting në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së pritet të fitojë pa balotazh me 55%, ndërsa Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.