Barcelona dhe Real Madridi do ta kërkojnë sonte finalen e Kupës së Spanjës, në “El Clasicon” e radhës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”, duke filluar nga ora 21:00.
Gjiganti katalunas e kishte fituar përballjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1:0.
Prandaj, ekipi i Xavi Hernandezit do të mundohet ta mbrojë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit, të cilën do ta luajë sonte në shtëpi.
Nga ana tjetër, madrilenët nuk kanë se çka të humbin dhe do të tentojnë të sulmojnë që nga fillimi i lojës, në synimin e tyre për ta përmbysur rezultatin e lojës së parë dhe për t’u kualifikuar në finale të këtij kompeticioni./Katror.info