Sonte hapet ekspozita kolektive “Heshtimë” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës duke filluar nga ora 19:00.
Në 17 piktura përjetësohet rrëfimi i pjesëmarrësve për ngjarjet që kanë ndodhur nga vitet 1996 deri më 1999. Ajo vjen si pasqyrim i së kaluarës, ku autorët e ekspozitës janë po të njëjtët pjesëmarrës të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë” të organizatës “Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes”.
Përveç mesazhit që do të përçoj, ekspozita siguron edhe gjithëpërfshirje të moshave të ndryshme që nga ato 20 vjeçe deri te 90 vjeçe.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 24 qershor në Prishtinë.
Përgatiti:
