Edhe pse nuk pati ditët më të mirë në grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Edon Zhegrova do të jetë sonte në fushën e gjelbër me skuadrën franceze Lille në garën më prestigjoze evropiane për klube, Ligën e Kombeve.
Francezët do të jenë mysafir të Sportingut në ndeshjen parë të fazës së re të Ligës së Kampionëve që quhet Faza e Ligës.
Reprezentuesi kosovar pritet që ndeshjen ta nis si startues për të vazhduar kështu rrugëtimin e mirë që e ka në këtë edicion të ri garues.
Kjo ndeshje do të nisë nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Sporting: (3-4-3): Israel; Debast, Inacio, Diomande; Catamo, Braganca, Hjulmand, Santos; Trincao, Gyokeres, Goncalves.
Lille: (3-4-3): Chevalier; Meunier, Diakite, Ribeiro; Santos, Andre, Angel Gomes, Gudmundsson; Zhegrova, David, Sahraoui.