Prishtina Jazz Festival po rikthehet këtë të mërkurë.
Festivali mban të gjallë traditën e muzikës jazz në Kosovë duke prezantuar muzikantë të njohur nga bota e Jazz-it.
Në Prishtinë pritet të jenë katër koncerte të cilat do të organizohen në dy lokacione të ndryshme dhe do të ofrojnë një spektër të gjerë të zhanreve të jazz-it.
Sonte, do të prezantohet Brian Marsella Trio, i përbërë nga Brian Marsella – Piano, Kenny Wollesen- Bateri dhe Trevor Dunn – Kontrabas. Ky koncert do të mbahet në Teatrin Oda, duke filluar nga ora 21:00.
Më datë 4 Maj, Prishtina Jazz Orchestra do të performojë poashtu në festival me 18 anëtarë, Teatri Oda do ta mirëpres këtë koncert nga ora 21:00.
05 Maji vjen nën ritmet e Sara Decker Quartet, koncerti mbahet në Kino Armata, ora 21:00.
- Advertisement -
Për të përmbyllur festivalin, më datë 06 Maj është rezervuar Derya Cenk Enver Trio, në përbërje me: Derya Türkan – Kemençe, Cenk Erdogan – Kitarë dhe Enver Muhamedi – Kontrabas. Koncerti mbahet në Kino Armata, ora 21:00./Katror.info