Trepça të mërkurën mbrëma mundi Sigal Prishtinën duke siguruar finalen e madhe të ‘Play-off-it’ në Superligën e Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit fituan mbrëmë në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës 80:84 (18:29, 27:19, 9:10, 26:26) dhe me serinë 3:1 në gjysmëfinale u kualifikuan në finale.
Trepça në finale e pret fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Peja-Bashkimi, sfidë që luhet sonte në orën 19:00.
Rezultati momental është 2:1 për prizrenasit, derisa sonte zhvillohet dueli i katërt gjysmëfinale që mund të jetë përcaktues për finalistin e dytë.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. /RTK/Katror.info