Me përmbylljen e Javës së Filmit në Suharekë, qyteti ka qenë i mbushur me aktivitete, artistë dhe artdashës.
“Javës së Filmit i vjen fundi sonte me shfaqjen e tre filmave të mrekullueshëm, të cilët kanë korrur suksese të mëdha në shumë festivale ndërkombëtare. Audienca suharekase dhe vizitorët e tjerë do të kenë mundësinë t’i shohin këto filma në Shtëpinë e Kulturës “Uke Bytyçi” në Suharekë, duke filluar nga ora 19:00, kanë njoftuar organizatorët.
Filmat që do të shfaqen janë: “Klithma” – Korab Lecaj; “Kur storja vjen nga ajri” – Jon Saqipi dhe “Sofra e Varrit” – Mirak Zymberaj.
Hyrja është falas për të gjithë.
Gjithashtu, punëtoritë kreative me artistët e njohur Armond Morina, Anisa Ismaili dhe Avni Dalipi sollën një frymë të veçantë dhe interesim të jashtëzakonshëm tek nxënësit e shkollave të mesme në Suharekë, thuhet në njoftim./Katror.info











