Shprehjet e lavdërimit ose admirimit, të njohura edhe si komplimente, shpesh përqendrohen rreth pamjes fizike të dikujt, si trupi, veshja, flokët ose grimi por edhe puna.
Themeluesi Hans Poortvliet nga Holanda vendosi ta kthejë atë në Ditën Botërore të Komplimentit, duke i kushtuar një festë mbarëbotërore rrezatimit të pozitivitetit.
1 Marsi është thjesht për të reflektuar me vetëdije se çfarë bën mirë dikush në komunitetin tuaj dhe për t’i bërë të ditur se vlerësohen sinqerisht për këtë.
Me një theks të veçantë për të treguar vlerësimin përmes fjalëve në vend të dhuratave, kjo “festë” mund të festohet nga kushdo, kudo. Arsyeja është se një kompliment i sinqertë personal nuk kushton asgjë, por ka potencial për të bërë një ndikim të madh, shkruan atsh.
Njohja profesionale është e rëndësishme, siç tha vetë Hans: “Asgjë nuk stimulon më shumë, nuk jep më shumë energji, i bën njerëzit më të lumtur dhe, për sa i përket biznesit, rrit produktivitetin dhe përkushtimin më shpejt sesa vlerësimi i sinqertë. Pra, pse të mos e përdorni pak më shumë?” Nuk mund të pajtoheshim më shumë!
Komplimentet janë një nga mënyrat me të cilat ne tregojmë solidaritet, bashkëpunim, miqësi dhe vullnet të mirë.
Kur tipare të tilla si individualizmi dhe puna e palodhur vlerësohen kulturalisht, shpërblimi për performancën tuaj personale nëpërmjet njohjes së të tjerëve mund të jetë një motivues shumë efektiv citon National Today./Katror.info