E përditësuar (11:08)
Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Lojërat Olimpike në Paris.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana pësoi nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko. Luftën e vendosi një uazari i Lytvynenkos.
Në fakt Loriana nisi mirë dhe iu afrua pikës pas një aksioni në dysheme. Megjithatë ukrainasja nxori dorën që po e mbërthente xhudistja kosovare.
Më pas lufta ishte e barabartë, ndërsa në mes të saj Lytvynenko realizoi hedhje për uazari. Loriana tentoi deri në fund të reagojë, por pa sukses.
Për shkak të lëndimit të gjurit, ajo nuk e kishte forcën e zakonshme. Dhe kjo e bëri të veten.
E përditësuar
Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka kaluar në rrethin e dytë të garës në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi e mposhti sllovenen Metka Lobnik.
Ajo e mundi garuesen sllovenen me ippon, pasi e hodhi atë në tatami me një lëvizje spektakolare.
Kuka, 27-vjeçare, do të përballet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko në kategorinë deri në 78 kilogramë, në kërkim të medaljes së parë olimpike në karrierë.
Ajo i ka fituar shtatë medalje të arta në karrierë, por ende është në kërkim të një medaljeje të artë në një turne të madh.
Ajo është xhudistja e fundit e Kosovës e mbetur në garë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi katër garuesit e tjerë garuan në ditët e kaluara.
Kampionia olimpike Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë fundjavën e kaluar, ndërsa Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në fillim të kësaj jave.
Akil Gjakova dhe Nora Gjakova nuk arritën të fitojnë medalje.
Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike.
******
Sot ( e enjte) ajo do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë.
Kuka tha se do ta japë maksimumin në Tatami.
“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.
Deri më tani skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris.
Distria Krasniqi, e ka ‘rrëmbyer’ medaljen e argjendtë derisa Laura Fazliu të bronztën.
Mbetet të shihet nëse “Lori” nesër do të arrijë t’i sjellë vendit edhe ndonjë medalje. /Katror.info
Përgatiti:
