Do të hapet sot tuneli i Llogarasë. Ky tunel, më i gjati në vend, prej afro 6 km do të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.
Tuneli është pjesë e SH8. Kalon nën Qafën e Llogarasë (1027 metra mbi nivelin e detit) dhe lidh Vlorën me Rivierën Shqiptare.
Puna për ndërtimin e tij nisi në nëntor të vitit 2021.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama këtë mëngjes./Katror.info