Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të ngjitet në skenë së bashku me ikonën e muzikës tekno, Derrick May dhe pianistin e jashtëzakonshëm, Francesco Tristano nën drejtimin e dirigjentit, Dzijan Emin.
“A jeni gati për një eksperiencë unike dhe rrugëtim muzikor midis elektronikës dhe klasikes? Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të ngjitet në skenë së bashku me ikonën e muzikës tekno Derrick May dhe pianistin e jashtëzakonshëm Francesco Tristano nën drejtimin e dirigjentit Dzijan Emin. Ky projekt unik hibrid bashkon muzikën elektronike dhe atë klasike, për një festë të paharruar,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti mbahet me 11 qershor në Sallën e Madhe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës..
Dyert hapen nga ora 19:00./Katror.info