FC Drita nis sot epokën e re, duke u bërë për herë të parë pjesë e fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës do ta zhvillojë debutimin e tij historik në këtë kompeticion prestigjioz, duke u përballur me skuadrën finlandeze, KuPS në Tampere.
Sfida mes KuPS dhe Dritës fillon nga ora 18:45.
Vendasit shihen favoritë në letër, por bardhekaltërit drejtuar nga Zekirija Ramadani hyjnë në këtë përballje me ambicie të mëdha për të befasuar vendasit./RTK/Katror.info