Për pesë ditë me radhë po mbahet edicioni i 24-ët i Panairit të Librit në Prishtinë.
E sot është dita e fundit ku të interesuarit mund të vizitojnë këtë panair.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ishin pjesëmarrës dhe të interesuar në librat e ekspozuara.
Panairi i 24-të i librit “Prishtina 2024”, sivjet ka zgjedhur moton “Përgjigjja është libri” dhe kjo vjen në epokën digjitale, ku shumica preferojnë rrjetet sociale më shumë se librin.
Në panair pjesëmarrës ishin rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora./Katror.info