Sot do të nisë edicioni i tretë i “Mitrovica International Jazz Days”, i cili sivjet organizohet nën moton “MitroLove”.
Më 8 gusht, në natën hapëse të festivalit, do të ngjiten në skenë artistë ndërkombëtarë si Mike del Ferro nga Holanda, këngëtarja britanike Emma Smith, grupi japonez “Eyrie” dhe “Hakan Başar Trio” nga Turqia.
Në natën e dytë do të performojnë “Sheki Hoxha and Friends” nga Kosova, ndërsa publiku do të shijojë një kombinim të veçantë të jazz-it me hip-hop, në interpretimin e Mc Kresha dhe Lyrical Son.
Festivali do të përmbyllet në natën e tretë me performanca nga Gianluca Petrella nga Italia, grupi austriak “HAEZZ”, si dhe artistët kosovarë Ilir Bajri, Visar Kuçi dhe Enes Beu me ansamblin e tyre “Introspective”./Katror.info