Më 8 gusht përfundon pauza e vendosur nga Gjykata Kushtetuese ndaj punës së Kuvendit të Kosovës, e cila u shpall pas dështimit të përbërjes së re parlamentare për t’u konstituuar brenda afatit 30-ditor që përfundoi më 27 korrik.
Pas 54 përpjekjesh pa sukses, subjektet politike nuk arritën të bien dakord për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje ka qëndruar e vendosur në kërkesën për votim të fshehtë dhe në propozimin e Albulena Haxhiut për këtë post.
Kjo situatë ka sjellë një ngërç institucional, duke shkaktuar pezullimin e seancave dhe një krizë politike të pazakontë.
Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë sot një vendim, që do të ofrojë udhëzime për hapat e ardhshëm ligjorë dhe kushtetues për të zgjidhur bllokadën./Katror.info