13 Nëntori njihet ndryshe edhe si dita botërore e Mirësjelljes. Kjo është dita e cila në gjithë botën është e dedikuar për njohjen e asaj që vërtet do të thotë të jesh i sjellshëm. Kjo do të thotë t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes të tjerëve.
Japonezët ishin të parët që e promovuan këtë iniciativë: Dita botërore e mirësjelljes lindi në Japoni falë Japan Small Kindness Movement, e themeluar në vitin 1988 në Tokio.
Kjo ditë është bërë e njohur globalisht që nga krijimi i saj më shumë se dy dekada më parë. Ngjarjet e shumta që zhvillohen në këtë ditë tërheqin pjesëmarrës të panumërt nga të gjitha pjesët e globit.
Kjo ditë është e mbushur me dashamirësi dhe aktivitete si grupe vallëzimi, koncerte, shpërndarja e kartolinave të mirësjelljes dhe akte të rastësishme dashamirësie.
Ndërsa, për momentin, kjo ditë është një ditë jozyrtare, Lëvizja Botërore e Mirësjelljes shpreson ta arrijë statusin zyrtar nga Kombet e Bashkuara. Nëse ata ia dalin, atëherë do t’i bashkohen Ditës së njohur të të drejtave të njeriut, Ditës Botërore të Shëndetit dhe Ditës Ndërkombëtare të Paqes si një ditë e njohur respektimi.
Mirësjellja, respekti për njëri-tjetrin njihen edhe si çelës i lumturisë. Paratë nuk e blejnë lumturinë!