Klubi i Pingpongut ”Priping” në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të pingpongut (ITTF) shënon ditën botërore të pingpongut duke organizuar turneun e hapur për organizatat dhe bizneset e regjistruara në Kosovë “Ping Pong Business Tournament – WTTD”.
Eventi i Ditës Botërore të Pingpongut do të fillon, në ora 10:00, në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ky event është njëri nga 418 ngjarjeve të organizuara nga klube dhe federata të ndyshme nga mbarë bota.
KPP Priping dhe ITTF Foundation në kuadër të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të njohura edhe si qëllime globale, me këtë organizim syojnë të kontribojnë në thirrjen universale për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar paqen dhe prosperitetin për të gjithë.
Motoja e Ditës Botërore të Pingpongut është “_23 April 2023: Think Sustainably, Act Now_”, ku me mjetet e mbledhura do të mbjellen disa drunjë në bashkëpunim më Komunen e Prishtinës dhe Hortikulturën.
17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë të integruara, duke pranuar se ndërhyrjet në një fushë do të ndikojnë në rezultatet në fushat e tjera, dhe zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë mjedisore, ekonomike dhe sociale. /Katror.info