katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Kosova – Women 4 Women mbështet vetëpunësimin e grave në Kosovë
    3 hours ago
    BE: Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut Kosovë-Serbi
    9 hours ago
    1 402 aplikime të aprovuara deri tash për votim me postë në zgjedhjet lokale
    11 hours ago
    Qarkullimi i bizneseve shënon rritje rekorde prej 10.3%
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova bëhet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale
    3 hours ago
    “Short Film Forum” nis edicionin në kuadër të DokuFest-it
    7 hours ago
    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Baker rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën
    8 hours ago
    Kur hesht politika, flet kultura – si po ndriçon Kosova përmes aktiviteteve kulturore e festivaleve?
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rita Ora me këngë për projektin filmik “Love Is Blind UK”
    6 hours ago
    John Krasinski rikthehet me pjesën e tretë të “A Quiet Place”
    14 hours ago
    Dua Lipa tregon se si e festoi marrjen e shtetësisë së Kosovës
    14 hours ago
    Me ritmin e Peggy Gou mbyllet edicionin i pestë i “Sunny Hill”
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    1 week ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    1 week ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 week ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    5 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    1 week ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    5 days ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    1 week ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 week ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sot tentimi i dhjetë për konstituimin e Kuvendit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Sot tentimi i dhjetë për konstituimin e Kuvendit

Last updated: 03/05/2025 8:07 AM
45 Shikime
Shpërndaje

Sot pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të tentojnë për të dhjetën herë konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Janë bërë pothuajse tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, ndërsa institucionet e reja të Kosovës vazhdojnë të mbesin të pakonsoliduara. Përplasjet mes pozitës dhe opozitës po thellohen, duke çuar kështu vendin drejt bllokadës politike. PDK e LDK vazhdojnë të kenë qëndrime të njëjta.

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekurani Murati, ka dalë me një propozim tjetër për të dalë nga ngërçi politik. Ai ka thënë se në këtë seancë do të duhej të zgjidhej së pari Kryesia e Kuvendit.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova bëhet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale

“Për dallim prej qeverisë, ku vetëm koalicioni qeverisës i merr të gjitha pozitat në ekzekutiv, në Kuvend pushteti ndahet tek të gjitha partitë. Pra nuk i merr të gjitha pozitat e kryesisë koalicioni qeverisës që bën 61 vota, por pozitat e kryesisë ndahen tek të gjitha partitë. Në njëfarë forme, hartuesit e Kushtetutës kanë dashur të balancojnë pushtetin legjislativ duke imponuar, nëse mund të quhet kështu, një Koalicion Konstituiv para se të kalohet tek Koalicioni Qeverisës. Kryetari dhe një Nënkryetar i takojnë partisë më të madhe, një Nënkryetar i takon partisë së dytë, një Nënkryetar i takon partisë së tretë, dhe dy Nënkryetarë u takojnë partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Prandaj nuk ka kuptim që edhe më tutje të stërzgjatet diçka që është e përcaktuar në Kushtetutë. I kemi dëgjuar përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së teksa thonë që për pozitën e Nënkryetarit e cila u takon atyre me Kushtetutë, s’e shohin të nevojshme të diskutojnë se kë e propozoinë kandidat. Të njëjtën gjë po e themi edhe ne për pozitën që na takon nga po i njëjti Nen i Kushtetutës – Neni 67. Çfarëdo zvarritje a bllokade e mëtutjeshme e partive tjera duke votuar kundër konstituimit të Kuvendit, tashmë është e tepruar dhe e panevojshme. Çfarëdo mesazhi që kanë dashur të përçojnë me votën e tyre kundër tash e disa seanca, le ta konsiderojnë të përçuar. Por nesër, le ta zgjedhim Kryesinë e Kuvendit,” ka shkruar ai në Facebook.

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës është kundër ndryshimit të procedurave.

 “Një proces që ka filluar tash e sa kohë, që është procesi i votimit për të zgjedhur kryekuvendarin, të provojë që të ndikojë në procedurat e brendshme të kuvendit e të ndryshojë formën e votimit. Kjo nuk ndodhë në asnjë shtet demokratik dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në Republikën e Kosovës dhe është një precedent i rrezikshëm për mënyrën se si këta e shohin shtetin, e shohin ligjin dhe si e shohin Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Blerta Deliu, deputete e PDK-së.

Armend Zemaj, deputet nga LDK-ja tha se ky është abuzim me pozitën që i ka dhënë Rregullorja e Punës së Kuvendit. “Është sjellje e papranueshme, në fund të fundit është edhe denigrim edhe i personalitetit të individit, por është një strategji abuzive të cilën po e përdorë LVV-ja për të bllokuar krijimin e institucioneve të reja”, tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se nëse Vetëvendosje e nxjerrë një figurë unifikuese nesër do të kenë kryetarin ose kryetaren e Kuvendit. I pyetur nëse do të votonin Glauk Konjufcën po që se do të kandidonte, Haradinaj tha: “Nuk kemi biseduar për Glaukun, por nuk është problem, besoj po”, tha ai.

Por, analistët politikë paralajmërojnë pasoja serioze për funksionimin e demokracisë. Zgjidhja, sipas tyre, mund të gjendet vetëm përmes një marrëveshjeje të gjerë ndërpartiake. 

“Kryeministri në detyrë nuk po bisedon në mënyrë normale me opozitën e deritashme, mirëpo as opozita e deritashme nuk po bisedon me vetveten. Kështu që ekziston një hapësirë, një hendek shumë i madh në mes të akterëve dhe nuk ka aspak indikacione për normalitet, racionalitet dhe për një vendim i cili do të ishte në përputhje me pritshmëri të qytetarëve duke pasur parasysh edhe krizën e madhe ekonomike e cila çdo ditë e më tej po thellohet”, tha Artan Muhaxhiri, raporton RTKlive.

Për analistin, Arbnor Sadiku,  e vetmja mundësi do të ishte një koalicion i madh, e nëse kjo nuk bëhet, rruga tjetër, sipas tij, janë zgjedhjet..

“E vetmja mundësi do të ishte një koalicion i madh që LDK-ja refuzoi dhe si duket janë vështirësuar gjërat, e vetmja rrugë ka mbetur që me PDK-në të bëhet një koalicion. Nëse kjo nuk bëhet unë nuk po shoh rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Sadiku për RTK-në.

Muhaxhiri e Sadiku nuk e shohin të drejtë votimin e fshehtë të cilin e përkrah Lëvizja “Vetëvendosje”, duke i kujtuar kësaj të fundit që në të kaluarën kërkonte shumë transparencë./RTK/Katror.info/

TAGGED:aakdeputeteKosovakuvendilajmeLDKPDKTophomevv

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm WhatsApp tejkalon 3 miliardë përdorues mujor
Artikulli i ardhshëm Investohen $16 milionë për zgjerimin e robotëve inteligjentë të riciklimit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kosova – Women 4 Women mbështet vetëpunësimin e grave në Kosovë

5 Shikime
Lajme

BE: Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut Kosovë-Serbi

10 Shikime
Lajme

1 402 aplikime të aprovuara deri tash për votim me postë në zgjedhjet lokale

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?