Sot do të bëhet inaugurimi i shtatores së Adem Demaçit.
Shtatorja do të vendoset në Podujevë, derisa në aty do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ky inaugurim do të bëhet në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Skulptori i kësaj shtatore është Agron Blakçori.
Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. /Katror.info