Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar lart paraqitjen e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova, pas barazimit pa gola ndaj Torinos në ndeshjen e Serie A.
Zhegrova u aktivizua si zëvendësues dhe, megjithëse nuk arriti të shënojë, la përshtypje pozitive me lojën e tij dinamike dhe driblimet e shpejta.
“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë. Djaloshi është i mençur, por sigurisht duhet ta luajmë atë lojë,” deklaroi Spalletti pas ndeshjes.
Tekniku bardhezi shtoi se Zhegrova ka potencial të bëhet një “gjemb në anën tonë” për kundërshtarët, falë lëvizjeve të tij të paparashikueshme në krahë.
“Së bashku me Yildiz, kemi disa ‘municione’ në ato zona të fushës. Mund të luajmë me dy sulmues dhe ta provojmë këtë skemë. Openda mund të jetë sulmues i parë ose i dytë, kështu që është e realizueshme. Mund të luajmë edhe me një formacion 4-3-3,” shtoi ai.
Pas kësaj ndeshjeje, Zhegrova do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, pas ftesës nga trajneri Franco Foda për dy sfidat e nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës./RTK/Katror.info











