Qeveria spanjolle njoftoi se do të propozojë Bashkimit Evropian anulimin e ndërrimit të orës dhe kalimin përfundimisht në orën dimërore, praktikë që sipas autoriteteve konsiderohet e vjetruar. Ndryshimi, i cili aktualisht ndodh dy herë në vit, nuk kontribuon më në kursimin e energjisë dhe lidhet me pasoja negative për shëndetin.
Në një video të publikuar në Platformën X, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se “ndryshimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, duke bërë të qartë se Spanja do të kërkojë heqjen e kësaj praktike në nivel evropian.
Kujtojmë se Parlamenti Evropian kishte mbështetur një vendim të ngjashëm në vitin 2019, me 63% të votave pro. Megjithatë, vendimi përfundimtar nuk u mor për shkak të mungesës së konsensusit midis shteteve anëtare, pasi miratimi kërkon shumicë të kualifikuar në Këshillin Evropian. /TP/Katror.info