“Spot the dog”, është punonjësi i parë robotik i Balfour Beatty, i cili u paraqit nga Interesting Engineering (IE) në “ngjarjen e Shkollës Verore të Shkencës Brooklands”.
Interesting Engineering (IE) foli me Jay Saddington, me personelin e kompanisë, për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve të Spot dhe se si është të kujdesesh për të.
“Për momentin, ne jemi ndërmjetësi midis Boston Dynamics, njerëzve që e prodhojnë atë dhe Trimble, atyre që bënë skanerin”, ka thënë Saddington.
Tutje, ai shpjegoi se Balfour Beatty është aktualisht në një nga programet e hershme të zhvillimit për kompaninë amerikane, duke u mundësuar atyre të kuptojnë se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë me qenin robotik.
Përveç kësaj, në sistemet e avancuara të skanimit 3D, Trimble zhvillon një sërë komplete të tjera të pajtueshme me qenin robotik. Skaneri, i cili përdor teknologjinë Lidar, është vetëm një nga shumë pajisje që Beatty po teston aktualisht për kërkesat e tyre të ndërtimit.
“Mund të vendosni gjithçka që dëshironi mbi të. Për rastin tonë, ne kemi një skaner, por në të ardhmen mund të na duhet një GPS”, shtoi ai./Katror.info