Entuziasmi që pasoi ardhjen e “Squid Game” u tejkalua vetëm kur platforma Netflix njoftoi se po bënte një reallity-show të bazuar në serial, i cili do të quhet “Squid Game: The Challenge”.
Dhe është zbuluar se emra të famshëm do të konkurrojnë përkrah anëtarëve të publikut në shfaqjen e re, e cila do t’i shohë pjesëmarrësit të përballen me të njëjtat sfida tronditëse si në dramën hit të Koresë së Jugut.
Dhe një nga fytyrat e para të famshme që do të marrë pjesë është ish-ylli i Big Brother VIP, Perez Hilton, shkruan The Sun.
Një burim i brendshëm televiziv tha: “Fansat ka të ngjarë të futen në një furi totale nga këto zbulime të reja. Ishte mjaft emocionuese të mendosh se do të shihnin njerëz të zakonshëm që po përpiqeshin t’i kryenin detyrat e lojës tronditëse – megjithëse padyshim askush nuk do të lëndohet apo vritet duke i tentuar ato”.
“Por ideja që emra të famshëm do të jenë në mesin e atyre që do të marrin pjesë i shton një dimension krejtësisht të ri konceptit”.
“Tani e gjithë biseda do të jetë rreth asaj se cilët do të jenë yjet e tjerë për shfaqjen gjatë javëve të ardhshme”, shtoi burimi.
Seriali hit paraqiti historinë e qindra njerëzve në vështirësi financiare duke rrezikuar jetën e tyre për të konkurruar në lojëra vdekjeprurëse për një çmim monetar që ndryshon jetën.
Në mënyrë të ngjashme, “Squid Game: The Challenge” do të ketë 456 lojtarë, secili duke luftuar për të fituar çmimin prej 3.8 milionë funtesh në dhjetë episode.
Xhirimet do të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ftesa për të marrë pjesë iu ofruan njerëzve nga çdo pjesë e botës, me kusht që të flisnin anglisht.
Ata do të marrin pjesë në sfida të ngjashme me ato të shfaqura në serial, të ideuara nga regjisori Hwang Dong-hyuk.
Planet për versionin e reallity-showt u njoftuan pesë muaj më parë pas reagimit të madh ndaj serialit të Netflixit i cili u transmetua vitin e kaluar dhe u bë një hit global.
Tani është njoftuar se do të ketë një sezon të dytë të “Squid Game”, e cila ka të ngjarë të transmetohet vitin e ardhshëm, afërsisht në të njëjtën kohë me reallity-shown./Katror.info