“Stadiumi 974” apo i Stadiumi Ras Abu Aboud, është një arenë futbollistike në Doha, Katar, që u inaugurua më 30 nëntor 2021. Është një vend i përkohshëm i ndërtuar nga 974 kontejnerë transporti të ricikluar që do të presë ndeshje gjatë Kupës së Botës FIFA 2022.
Kontejnerët e transportit dhe ulëset e përdorura nga stadiumi më vonë do të çmontohen dhe do të ofrohen si ndihmë për vendet e tjera të pazhvilluara në botë.
Ndërtimi i stadiumit filloi në vitin 2018 dhe përfundoi tre vjet më vonë. Stadiumi u hap zyrtarisht më 30 nëntor 2021 me ndeshjen e grupeve të Kupës Arabe midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sirisë (2-1).

Stadiumi është bërë nga blloqe ndërtimi modulare, duke përfshirë kontejnerët e transportit. Pas Kupës së Botës, ajo do të çmontohet tërësisht dhe do të ripërdoret.
Gjatë Kupës së Botës, Stadiumi 974 do të presë 5 ndeshje të grupeve të raundit të parë dhe ndeshjet e fazës së 16-të.
Ai mori emrin e tij nga fakti se 974 është kodi ndërkombëtar i thirrjes së Katarit dhe se 974 kontejnerë transporti janë përdorur në dizajn.

7 përballje do të zhvillohen në këtë stadium në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit 2022. Aty do të luhet edhe ndeshja e ‘zjarrtë’ Zvicër-Serbi./Katror.info