Florim Cuculi, kardiolog në Spitalin Kantonal të Luzernit të Zvicrës, ka njoftuar se mjeku kosovar Dukagjin Krasniqi, është emëruar kryemjek në Klinikën e Rehabilitimit të Spitalit Kantonal të Luzernit në Wolhusen.
Cuculi, i cili lajmin ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është kënaqësi që Dukagjini e bëri këtë rrugëtim të mbarë.
“Nuk është lehtë të përparosh në këtë mënyrë dhe është e qartë që duhet mund dhe sakrificë. Unë e kam përkrahur doktorin që në fillim dhe është bukur kur e shoh që ia ka vlejt”, ka shkruar Cuculi, duke postuar një foto të përbashkët më Dr. Krasniqin, përcjellë Telegrafi
.