Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu.
Diplomati shqiptaro-amerikan B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu) ka qenë i përfshirë në marrëveshjet e paqes, menaxhimin e krizave dhe zhvillimin e demokracisë. Ai është shqiptari i parë dhe i vetëm me postin më të lartë diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Aliu së fundmi ka shërbyer si i ngarkuar me punë, ad përkohshëm i ambasadës së SHBA-së në Budapest, Hungari. Para kësaj, ai ishte zëvendësshef i misionit të ambasadës së SHBA-së në Poloni dhe ishte i ngarkuar me Punë, ad përkohshëm gjatë gjithë vitit 2021. Më parë, Aliu ishte konsull i përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov dhe u dekorua me medaljen ‘Honoris Gratia’ , nderimi më i lartë i qytetit, për avancimin e tij të rëndësishëm të lidhjeve ekonomike dhe kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe Krakovit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për Aliun.
Detyrat e tjera të Aliut përfshijnë shërbimin si zëvendësshef i misionit të ambasadës së SHBA-së, në Podgoricë, Mali i Zi, oficer i diplomacisë publike në Tiranë, Shqipëri etj.
- Advertisement -
Shtëpia e Bardhë njofton se Aliu ka një diplomë mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, dhe një diplomë master i studimeve strategjike, nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pensilvani.
Aliu është fitues i çmimeve të shumta për performancë nga Departamenti i Shtetit dhe flet gjuhën malazeze, polake, serbo-kroate, maqedonase dhe shqipe
Prindërit e Begzat Aliut kishin emigruar nga Maqedonia e Veriut për në Amerikës.
Përgatiti:
