Ky është muaji i festivalit Sunny Hill në Kosovë.
Në datat 25, 26, 27 dhe 28 korrik 2024, vëmendja e kryeqytetit do të sillet rreth festivalit më të madh në vend – e që tashmë njihet si një prej festivaleve më të mëdha në Evropën Juglindore gjithashtu.
Faqet zyrtare të Sunny Hill në rrjetet sociale, kanë publikuar tashmë ‘trailer’-in e festivalit, duke treguar se çfarë i pret publikun përgjatë këtyre katër netëve.
Did you mean: This is what dreams are made of! 🌟🔥 This year is set to be your biggest and best yet!
“Ja nga çka janë krijuar ëndrrat! 🌟🔥 Ky vit është caktuar të jetë viti më i madh dhe më i miri deri tani!,” shkruhet në titullin e videos që mund ta ndiqni më poshtë:
Disa nga emrat më të mëdhenj nga skena botërore që sivjet performojnë në festival janë: Stormzy, DJ Snake, BurnaBoy, BlackCoffee e shumë të tjerë.
Ndërsa nga skena vendore do të performojnë emra të shquar të muzikës gjithashtu, ku ndër ta mund të përmenden: Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Yll Limani e të tjerë. /Katror.info