Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë njoftuar mundësi të reja dhe të përshtatshme për blerjen e biletave për edicionin e sivjetmë, që do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Prishtinë, shkruan Katror.info.
Krahas përmbajtjes së pasur artistike, ky festival synon të sjellë edhe një përvojë më të qasshme për publikun përmes një game fleksibile të opsioneve të pagesës.
Në njoftim thuhet se biletat mund të blihen me pagesë të menjëhershme ose të ndara në këste mujore, në varësi të kanalit të zgjedhur. Kjo pritet të lehtësojë pjesëmarrjen, sidomos për të rinjtë dhe adhuruesit e shumtë të muzikës moderne që presin të jenë pjesë e festivalit të cilësuar si një ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
Përveç blerjes online përmes platformës Festtix, ku mundësohet pagesa deri në 10 këste, organizatorët kanë vënë në dispozicion edhe alternativa të tjera si:
- Festtix – Bli biletën online, me pagesë të plotë ose në 10 këste
mujore: ticketing.festtix.co.uk [1] - Sunny Hill Travel – Një opsion i mirë për ata që duan të
kombinojnë biletën me udhëtimin: sunnyhilltravel.com [2] - IPKO – Nëse ke pakon Infinit, mund të paguash biletën në 12 këste
në një nga dyqanet e IPKO - Fizikisht tek Rave Travel: rave-travel.com [3]
- Enter Events – Për të gjithë ata që ndodhen në Shqipëri:
enterevents.al [4] - Passo – Biletat për të gjithë ata që vijnë nga Turqia:
passo.com.tr [5]
Programi muzikor i edicionit 2025 pritet të jetë një nga më të pasurit deri më sot. Përveç emrave të njohur ndërkombëtarë si Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma dhe Mochakk, festivali do të përfshijë edhe performanca nga artistë si Sainté, TSHA, Skream, si dhe një numër i madh i artistëve shqiptarë të afirmuar si Loredana, MC Kresha & Lyrical Son, Tayna, Ledri Vula, Kida, Era Istrefi e të tjerë.
Sunny Hill Festival renditet në mesin e 10 festivaleve më të mira muzikore në Evropë dhe ndër 25 më të mirët globalisht, sipas Shoqatës Evropiane të Festivaleve (ESNS). Me ofertën e këtij viti, synimi mbetet që të rritet jo vetëm cilësia artistike, por edhe qasja e gjerë për publikun./Katror.info